Fitore e rëndësishme e Teutës, që e nis fazën e tretë të Superiores në mënyrën më të mirë. 2-0 për të besuarit e Edi Martinit, që nuk gabojnë më në Niko Dovana, si bënë në debutimin në kampionat kundër Skënderbeut. Bregdetarët kanë mposhtur korcarët me golat e Emiljano Vilës dhe Karabecit, por me një Bregu në formë shumë të mirë.
Durrsakët e dominuan pjesën e parë, teksa gjetën golin në minutën e 32-të, me anë të mesfushorit Emiljano Vila, i cili shfrytëzoi asistin e Bregut: “Portieri e ka të vështirë në atë pozcion – tha Bregu -. Shpresoja të shënonte një nga shokët e skuadrës. Mbrojtja jonë është më e mira e kampionatit dhe shpresoj të vazhdojnë kështu deri në fund. Mendoj që po të luajmë si sot në pjesën e parë, mendoj që nga ndeshja në ndeshje mund të bëjmë më mirë”.
Takimin e mbylli goli i Erando Karabeci në minutën e 94 me goditje dënimi, por me këtë fitore Teuta u ngjit përkohësisht në vendin e dytë me 33 pikë në 19 javë, duke vënë nën presion Vllazninë. Gjithësesi Në Durrës nuk është se po mendojnë shumë cafrë do të ndodhë në Loro Borici, por e kanë mendjen tek ndeshjet e tyre, si deklaron Bregu pas ndeshjes: “Nesër normalisht që do shikoj Vllazninë, por jo me ndonjë kuriozitet të madh – shpjegoi vlonjati -. E rëndësishme ishte që të fitonim sot dhe ia dolëm. Unë jam i gatshëm që të firmos që Lorenco Vila dhe Krasniqi të shënojnë më shumë gola se unë dhe Teuta të fitojë titullin.”, përfundoi Bregu me një altruizëm që e karakterizon edhe në fushë.