• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia fitore mes ankthit, spektakël i Partizanit ndaj Kastriotit dhe grushtet në Ballsh

-Instant, F1, Sport, Video



Një javë nën shenjën e pretendentëve, ajo e 19 e Superiores, që ka patë Vllazninë të vuajë, por të zmbrapsë tentativën e afrimit të Partizanit, Teutës por edhe Lacit. Ajo që bëri zhurmë këtë javë megjithatë është sherri me grushte në Ballsh, që prishi imazhin e një kampionati të luftuar, por gjithnjë fair play.

Dejan Shehi mjaftoi për të kthyer tek fitorja Vllazninë. Shkodranët janë ngritur në këmbë pas cdo humbje të pësuar dhe bëjnë më të mirën edhe pas disfatës me Lacin në shtëpi. Këtë herë në Loro Borici ishte Apolonia, që u dorëzua vetëm në golin e Shehit. Nuk është momenti më i mirë për shkodranët, që vuajtën shumë përballë bardhejeshilëve të Camaratas, por kjo fitore është doza e moralit e injektuar në një skuadër që vazhdon të jetë 6 pikë mbi kundërshtarin më të afërt, Partizanin.

Gabimin e debutimit nuk e ka bërë më Partizani, që ka arritur të marrë një fitore me peshë ndaj Kastriotit. Të kuqtë dominuan totalisht fushën dhe rezultatin me golat e Zhunior, Asanit dhe Kardozos. Nuk ka si të shkonte më mirë për Dajën, që mori tre pikët, pa të zhllokohej Zhunior, me golin e parë në kampionat dhe i dha debutimin Ferhan Hasanit. Partizani është i pamposhtur në vitin 2021 dhe paralajmërimin për Vllazninë e ka dhënë qartë.



Nuk ka shkuar mirë e treta për Orges Shehin. Tirana është mposhtur nga Kukësi me rezultatin 0-2 në sfidën e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, e vendosur nga golat e Ibraimit në minutën e 17, nga pika e bardhë e penalltisë dhe Vesel Limajt në minutën e katërt shtesë. Pas disfatës së papritur me Kastriotin, Josa rrëmben fitoren e dytë në tre javë, ndërsa kjo ishte humbja e parë për trajnerin Orges Shehi në pankinën bardheblu.


Fitore edhe për Lacin, që bashkohet me Teutën në kuotën e 33 pikëve, një pas Partizanit e katër mbi Kukësin. E megjithë rëndësishnë e rezultatit, ndeshja është njollosur nga episodi i minutës së 54 kur futbollistët e të dy skuadrave janë përleshur me grushte e shkelma, ku ka mbetur i gjakosur edhe ndihmës trajneri i Bylis Bekim Kuli. Gjithcka nisi me Nuabuezen e përfshiu gjithë lojtarët, edhe pse fushën e lanë me karton të kuq vetëm Carkanji dhe amerikani. Me dy skuadrat me 10 lojtarë, sfidën e vendosi goli i Malotës.

SUPERIORE – JAVA E 19

Kastrioti 0 – 3 Partizani
Bylis        0 – 1 Laçi
Vllaznia  1 – 0 Apolonia
Tirana    0 – 2 Kukësi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *