• |
ide | kryesore

246 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



246 raste të reja infektimi me Covid-19 dhe asnjë jetë e humbur. Këto janë shifrat që vijnë nga Kosova për 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet me dije nga ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, i cili shton se brenda 24 orëve të fundit kanë arritur numër rekord të testimit që nga fillimi i pandemisë.

Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës! Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve. Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim!”, shkruan Zemaj në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *