• |
ide | kryesore

Andi Bushati: Orët e bllokimit pranë Lezhës. Pse më sulmuan Rama dhe Balluku?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për shkak të lodhjes dhe kalvarit të stërgjatur, si një prej mijra të bllokuarve në rrugën Lezhë -Tiranë, sot e hapa me vonesë telefonin. Por që në momentin e parë, sapo hyri sinjali i Vodafon, tringëllima e mesazheve nuk rreshtte. 

Thelbi i tyre: “Edi Rama dhe Belinda Balluku janë marrë me ty”.

Pikërisht kjo më bindi ta rrëfej këtë aventurë, jo vetëm si një përjetim personal, apo si tregimin e një njeriu që e gjen veten si personazh të novelës së famshme të Kortazarit, “Autostrada e jugut” , por mbi të gjitha, për të dëshmuar funksionimin e makinerisë së turpshme të një pushteti që nuk fle kurrë gjumë, kur vjen fjala për të manipuluar.

Kjo ndodhi edhe këtë herë.

Gjithçka kishte të bënte me rrugëtimin tim në aksin e bllokuar me orë të tëra, diku aty afër Milotit. Kisha kaluar mbi dy orë aty, bashkë me udhëtarë të rastësishëm, shoferë që duhet të nxitonin për në Kosovë, familjarë të cilëve u qanin fëmijët, pasagjerë që nuk kishin ku kryenin as nevojat personale. Unë vetë po kthehesha nga Mali i Zi, ku pavarësisht motit të tmerrshëm rrugët ishin të mbushura me borëpastruese dhe makina që derdhnin kripë mbi asfalt. Sa kaloje kufirin shqiptar, aty rreth orës 19 00, vetja të dukej sikur po depërtoje në një shkretëtirë të errët. Rruga nuk kishte pikë përkujdesje apo mirëmbajtje. Edhe më e tmershme bëhej gjithçka aty afër Fishtës, ku një stuhi që dukej sikur do të të flakte jashtë vijave kufizuese, të krijonte ndjesinë e skenave që ke parë vetëm në filma.

Prezenca e shtetit dallohej për herë të parë tek rrethrotullimi në qendër të Lezhës, ku një patrullë policie i drejtonte njerëzit për nga rruga e vjetër e kohës së Enverit, pasi superstrada ishte e bllokuar si shkak i rrëzimit të një trajleri.

U mundova më kot të negocjoja me policin që më doli përpara. “Unë po ngrij vetë së ftohti o shoku- më tha- mos këmbëngul, bjeri këtej nga të them se për ndryshe do ngelesh deri në mëngjes”.

Qefprishur u binda, pa e ditur se po i hyja një intenerari të skëtershëm.

U futa ndërmjet një kolone të madhe që çau mes baltës, gropave, Manatisë e Spitenit për gati 45 minuta. Askush nuk i orientonte këto makina. Asnjë postbllok policie për të të thënë se nga duhej vazhduar në këtë rrugë pa rrugë. Më kot lundroja në internetin e celularit, se mos ndonjë njoftim shtetëror udhëzonte se si duhej vepruar. Rezultati i gjithë këtij kalvari mes të panjohurës, acarit, stërpiklave të baltës që shndërroheshin në shatërvanë provizorë dhe stuhisë që të pamundësonte shikimin, ishte se dolëm fiks në zemër të bllokimit, sërish në superstradë.

Ajo që pashë aty me sy ishte lebetitëse. Njerëzit e kishin humbur durimin. Hipnin mbi makina për të shikuar deri ku shkonte radha dhe ajo nuk kishte as fillim, as fund. Fortuna shtonte ankthin dhe krijonte idenë se veturat mund ti merrte me vete si lodra kauçuku. Fëmijët qanin se u hahej. Prindërit nuk dinin nëse duhet ti mbanin makinat ndezur, për ti shpëtuar të ftohtit, apo të kursenin benzinën, sepse, sikurse thonin disa, nuk duhet ta harxhonin të tërë serbatorin, pasi pritej të mbeteshin aty deri në agim.

Postova një foto të këtij kaosi në Facebook. Me sa duket atë kanë parë kolegët e News 24 që më kërkuan një intervistë. 

Fola për ta, përshkrova situatën dhe bëra një apel: ndonëse në këto kushte të ralla atmosferike, shteti mund ta ketë të pamundur të ndihmojë, së paku, ai e ka për detyrim të informojë. Pastaj njerëzit e dinë vetë si e bëjnë llogarinë, vendosin me kokë të tyre të shpenzojnë karburant për tu ngrohur ose jo, dinë si ti flasin fëmijëve për tu qetësuar padurimin, apo si i japin fund ankthit që shkakton e panjohura. 

Kjo ide, për të pasur transparencë, për të ngritur zërin kundër injorimit të atyre bashkëudhëtarëve që kisha rreth meje, më lindi pasi kërkova me ngulm në redaksinë e Lapsit ndonjë info, por dhe aty mu konfirmua se shteti ishte bërë memec.

Nuk e di se çfarë fati pata, që vendosa ta lë autostradën dhe të ndjek intuitën e krisur të një aventurieri që hyri me makinë mes fushave, rrugë pa rrugë. Nuk e di se për sa kohë u enda së bashku me tre katër vetura mes errësisrës, asgjësë, vorbullave të sikletshme që krijonte ndërthurja e borës me erën e fortë, por edhe njëherë instikti më tregoi se ndoshta është më mirë t’u besohet të marrëve të rastësishëm, se atyre që mbajnë veshur kostume zyrtare.

Tabelat e vetme që më mbetën të fiksuara në kujtesë nga kjo vozitje nëpër askund, ishin ato “Fushë Milot” dhe “Shullaz”. Më në fund, rihyra në autostradën e liruar diku pranë Fushë Krujës. Ajo ishte bosh, e braktisur nën pushtetin e akullit dhe borës, aq sa përgjatë saj nuk shihje asnjë makinë policie, asnjë borë pastruese, asnjë kripë hedhëse, që do të përgatisnin asfaltin për ata që që do të nxitonin mbi të pasi të çliroheshin nga bllokimi i disa kilometrave më larg. 

Gjithçka dukej si e vdekur. Të vetmen shenjë fuknksionimi dhe jete e rezatonin pikat e karburantit “Kastrati”, që pavarësisht acarit boshllëkut dhe stuhisë, llamburisnin anës rrugës si monumente të denjë të kapitalizmit shtetëror shqiptar.  

Por surprizat nuk kishin mbaruar. Në orët e para të mëngjesit, kur më në fund mbërrita në shtëpi, kurioziteti për ata që kisha lënë aty në superstradën e veriut më grishi të hap telefon mediat online. Zbulova dy gjëra. E para, ata gjendeshin ende aty. Dhe tjetra, ironia më e madhe, ministrja Balluku hipur mbi një borëpastruese jepte mesazhin se shteti qe në këmbë për të ndihmuar qytetarët e vet. Edhe më qesharake e bënte filmin e saj mënyra se si ministrja i raportonte Ergysit të rrugëve për mënyrën sesi qeveria po ndimonte dhe bashkitë. Dukej sheshit se nuk flisnin për punë, thjeshtë aktronin para kamerave.

Aty nuk durova. U ula dhe shkruajta ca rreshta që të nesërmen do më kushtonin përmendjen e emrit tim në gojët e përdala të shefit të qeverisë dhe ministres së tij të rrugëve. 

Pak a shumë ajo që shpreha ishte se situata qe e vështirë, se e dimë që kemi këtë shtet copë-copë, që në emergjenca të tilla s’ka këllqe ti vijë në ndihmë qytetarit, madje se ai i tillë ka qenë edhe para rilindjes e me gjasë kështu do të vazhdojë edhe pas vdekjes së saj, por pavarësisht nga kjo, ky shtet, një mundësi e kishte. Mos bënte teatër me ne. Mos na trajtonte si budallej. Në thelb ideja ishte: e kuptojmë që kemi një administratë me të mbathura nëpër këmbë, nuk pretendojmë të na ndihmoni, por ama kemi të drejtë të pretendojmë që mos na tallni. Më kishte qëlluar vetë ta prekja nga Hani i Hotit deri në Tiranë mungesën totale të shtetit. Kisha bërë si kisha bërë dhe ia kisha dale bashkë me disa të tjerë. Por ama të shikoja pas kësaj edhe teatrin mbi borë pastruese të Belindës, ishte pak si tepër. Kaq shfryva dhe rashë të flija. 

Të nesërmen i pari u përgjigj Edi Rama. Ishte i mjerë dhe njëkohësisht qesharak si gjithmonë kur është në hall. Më fajsonte në një Twitter se s’kisha patur zinxhirë për goma për të vozitur mbi akull, prandaj kisha ngelur në rrugë dhe se po shërbeja si zinxhir gome për ardhjen e Lulit në pushtet. 

Dëshmonte aq injorancë, pandjeshmëri për ata qindra qytetarë që patën një fat shumë më të keq bllokimi se unë, sa nuk dinte edhe arsyen reale se përse ata e kaluan natën në rrugë. 

Në një ekses zelli për lëpirje ndaj kryeministrit (video poshte) duke dashur të merrej me mua, Belinda Balluku kishte nxjerrë mashtrues dhe shefin e saj. Në prononcimin e vet ajo nuk etiketonte si shkak të asaj që ndodhi zënien e rrugës nga bora dhe ngrica, pra që sipas Ramës po të kishim zinxhirë do e kalonim, por faktin se ishin përmbysur makina të tonazhit të rëndë.

Po si ishte e mundur që kryeministri të mos dinte pas shumë e shumë orësh shkakun e vërtetë se përsë mbetën rrugëve mijra qytetarë? Mos vallë se ishte i zënë me regjinë e filmit të vallzimit të Belës mbi borëpastruese? Pse ai luante me batutat tallëse – që përdor në kështu rastesh – për ata që dalin mbi ngricë pa zinxhirë?

Thjeshtë si interesonte e vërteta se po përpunonte manipulimin, apo aq i bënte versioni i saktë, sepse ajo që i duhej ishte krijimi i një polemike të kotë me Lulin apo me Andin e radhës, për t’iu shmangur thelbit të problemit?

Këto pyetje që i bëja vetes sot, janë dilema që në fakt i shtroj sa herë që e shoh qeverinë në përpjekjet manipulative për të menaxhuar një skandal. 

Ajo vepron gjithmonë po njësoj. 

Ndërsa këtë herë ai që kishte ndryshuar pozicion isha unë. Nuk gjendesha më në rolin e ftohtë të gazetarit që pasqyron versionet e palëve. Jo, këtë radhë fati më vuri rastësisht në pozicionin aspak komod të qytetarit në vështirësi, të cilit shteti i vet nuk gjendet pranë.

Prandaj dhe pyetjet që do shtroj nga ky kënd janë të tjera. 

Ç’mendon një familjar i mbetur mes katër rrugëve kur e dëgjon Ramën të thotë se faji është i tiji që nuk përdor zinxhirë? A gënjeht dot ai që s’ka marrë asnjë asistencë nga teatri i Ballukut mbi borëpastruese? A i hyjnë në sy atij që ka kaluar një hall, replikat me batuta kundër opozitarëve dhe gazetarëve?

Ata që e kanë ndjerë mbi shpinën e tyre angazhimin e ekipit të rilindjes, si për kapriçot e motit, si për lëkundjet e tokës, si për valët e pandemisë, e kanë të pamundur ti besojnë propogandës së saj.

Unë isha dje njëri prej tyre. Ndaj batutat kaps të Ramës nuk më bënë të qesh, por më shkaktuan kësaj radhe mëshirë dhe neveri.

©Lapsi.al  

 



41 Comments

  1. Kot e kritikon qeverine dhe Kryeministrin. Ata jane heronj. Pse pak eshte te ngasin celularin nga mengjezi ne darke? Te gjitha rruget jane xixe, jo vetem i zhbllokuan per 5 minuta, i kriposen, por i lane e shpelane dhe madje i thane. Po ti je i verber o Bushat. Edhe ndonje rruge qorre ne fshatra te thella qe eshte e bllokuar, nuk e ka fajin Rama, por Saliu. Boll u qarravitet si qengja viktime qe i trubulloni ujin ujkut punemadh e punembaruar. Madje ti dujet te falenderosh Kryeministrin per aventuren turistike surprize qe u beri me rastin e shenvalentinit. Edhe ta kerkosh me pare nuk e gjen dot.

  2. Bushat, ketij monstre bastarde te Kristaqit, fundi do t’i vije pikerisht nga media!
    Tashme eshte ne panik total, sepse ndrsyhe nga Berisha i 2013-es, ky ka Drejtesine pas dere!
    Eshte ne panik total!
    Pergezime qe pasqyroni realitetin!

  3. O Andi une ne vere ne ate rruge e segment kam ngecur nje 2 ore te mira, e dreqi me tregoi nje tabele rruge qe shkruante per Ishem, nje Zot e di si dola gjalle me gjithe makinen nga ajo rruge sketer. E ti dashke ne dimer qe kjo rruge te fuksionoj normalisht. Mos ma lodh e streso kryeministrin!. Nje fjale e urte ruse thote: Mos shkund nje peme qe nuk ben kokra!

  4. MIREMENGJES.

    MOS DEGJONI KAZANIN.

    SHQIPERIA NUK U BLLOKUA NGA DEBORA.

    Pasi te kem mbaruar nje karikatur me debore qe e kam nisur qe mbreme ne darke, ftoj vetem votuesit e rilindjes ketu te Kryeministria, qe te luajne me Topa bore, e theksoj vetem votuesit e rilindjes.

    Edhe Telekronistja e televizionit te famshem ERTV Belinda Balluku, direkt nga ura e Milotit fton me kete rast jo vetem votuesit e rilindjes, per lojera te ndryshme ne rruget e Shqiperise me Topa bore.

  5. Ore ty te lumte lapsi, po halli qe Drama nuk e rruan fare, po fare ca thua ti e shume te tjere.
    As delet e Drames nuk hane pyke nga ai vesh, e as nuk u behet vone. Biles, sikur dhe mamat tua palloje Drama sdo thone asgje.

  6. Keta dolen hapur te thone qe komunistet ishin ne anen e duhur te historise, ju bei kot ham ham. Ky e ka thene dhe vet, ne argetohemi me te edhe neper portale…
    O ram o te qifsha ropt ty endri fuges e gjithe rraces tuaj…e kam me te vertet o koqe kandari nuk jane fjale kot. JU QIFSHA ROPT ME kUÇ E ME MAÇ…dekriptoje kete tani fisqir

  7. Bushat, Rames nga asgjeja qe ka bere keto 8 vite, i kane shterruarr, argumenti dhe i ka ngelur vetem arroganca si fundi i logjikes. Batutat e tij kaps, jane vertete fyese per inteligjencen e qytetareve normal te ketij vendi.

  8. Të sulmuan Andi se ua dhjeve propagandën.

    Njësoj si me përmbytjet, termetin, edhe çdo lloj paudhësie tjetër.
    Sekti nuk ka patur si qëllim të dizinformojë njerzit që e kanë vuajtur por kanë dashur të manipulojnë pjesën tjetër që e ndjek nga ekrani, të krijojnë realitete paralele. Nga ku makineria e propagandës ta perdori në fushatë.

    Fakti që një i majtë ua thërret bllofin dhe gënjeshtren i zhvesh plotësisht para atij elektorati që kan si qëllim ta bëjne për vete, dhe kjo i shfazon dhe çmënd komplet…

  9. YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ DOSJEN E EDI RAMES SE GREGU ESHTE I KRISTAQ RAMES DHE JO I EDI RAMES thotë:

    ZOTI ANDI BUSHATI.EDI RAMA DHE ORGANIZATA VETEM QIMET E BYTYES MUNDE TI LEPIJ JUVE DHE FATOS LUBONJES DHE ARMAND SHKULLAKUT

    1. E megjithate, rrotullohet, tha Galileo.
      Hajde duroje Ramsin edhe 4 vjet. Opozite leshi.
      C’a 4 vjet. Andi ka thene, po i fitoi Rama zgjedhjet e 25 prillit, mirupafshim ne zgjedhjet e 2029.
      O Bushat, je ne terezi ti ?

  10. O Andush kari kur polici të udhzon me shku në nji drejtim , ti pse duhet me e kundërshtu dhe me u mundu me negocju . Apo kshu jeni msu ju kurvat doni me ju dal e juja e me u dallu veç të tjerve . Pale na ke bo dhe hartim duke fillu si Romancier e më pas përfundon si kurvë r PD-ës

  11. O andon ripjellja pse edhe pastrimin w rrugeve nga bora PD e ka o bythlep….res,ty po te shkerdhehet nona dhe ti kujdesesh per palikarin apo e ke babe.kujdesu per veten o ko..e se rama e ka per detyre te pastroj rruget se pagujm taksat qe i merr sallikari per ta mirembartur. Per cdo gje rrini ne shtepi thote palikari po punen kur te bejm o andon koqe kandari sqenke me ai i pari

  12. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    “Në Mali të Zi, ku pavarësisht motit të tmerrshëm rrugët ishin të mbushura me borëpastruese dhe makina që derdhnin kripë mbi asfalt”?
    Kjo ndodh ne te gjitha vendet ku reshjet e dëborës jan te pervitshme,që parapërgatiten per te papriturat e Dimrit qe ne fillim te Tetorit.Ndersa ne vende me reshje dëbore te shumta si Gjermania,depozitat e kripes jan plot gjate gjith Vitit ne depot e pallateve.
    Kryetari bandës mafioze te”rilindjes” Edvin D’Rama,meriton karriken elektrike dhe e ka pak.

  13. Andon, shkruan si garip Tirone por qelbesh nga larg. C’rrace muti i perket mor i mjer. Tjetri pershkruan situaten dhe mundimin qe ka hequr ti i thua kar. Po ti more idjot cfare je, bolja e majte e Ram rrumpalles? Zvarranike qe i meshoni dheut kot.

    1. Andoni eshte noj nip I atyre komunisteve tip Gramoz Karuci dhe i “natyralizuar” e me pune Troll te Piramida. Ju marte Rilindja shalet mor robqira.

  14. O Bushat ti mbetesh nje Hijene apo zvarinik me jarge i peshtire si nga fizionomia ashtu edhe nga analizat.
    Nuk kuptohet se nga ke ngjarje me shume, Magazineri klubit Dinamos, filozofes qe i shikonte fenomenet te zhvilluara ne hapsire dhe kohe, …….apo besnikut te Partise, qe me shume gjasa i perket ketij te fundit.

  15. Do jesh ngatrru mi Bushat, se ti kishe ra nga Spiteni do ecje rehat rehat Ne njeren nga 4 korsite qe ka secila ane e rruges. A e di ca burrash ka ajo zone apo jo

  16. YMER GELBAZA KELLIRA NJE ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL DHE BY**LEPIRES I EDI RAMES DHE ORGANIZATES thotë:

    ANDI TE PRESIM SE SI DO REAGOJE EDI RAMA ,BSTON STANISHIQI DHE YMER GELBAZA KELLIRA PER FITOREN E VETVENDOSJES HAHA HAHA/NJE SHPRESE DHE DESHIRE KAM TE JETE DITMIR BUSHATI PRESIDENT O KOSOVES DHE FATOS LUBONJA KESHILLTAR I ALBIN KURTIT

  17. Shkrim shume realist. Bie termet ne Shqiperi, qente per te ciler jane paguar nje milion euro nuk jane askund. Pandemia perhapet ne gjithe boten, ketu blihen paisjet e nevojshme pese here me shtrenjte. Kemi shendetesine falas, por numri i te vdekurve eshte me i larte se kudo dhe tiret e shumta te rrjepin lekuren dhe nese kalon covidin duhet te besh llogarite mire per te mbijetuar pasi kursimet e nje jete kane ikir ne xhepat e tireve. Paralajmerohet se te shtunen do kete stuhi bore, qeveria e ka mendjen te beje selfie. Kemi nje SPAK, i cili mjafton te beje nje xhiro e te shohe shtepite e qeveritareve, makinat e tyre apo qofte edhe operacionet plastike qe kushtojne me shume se rroga qe kane marre per tete vite, por merret me ndonje polic qe ka marre nje pesemije lekesh nen dore. Cfare mbetet te bejne shqiptaret kur degjojne batutat e sterdegjuara te Rames? Nese kur ishte ne opozite per cdo gje kishte nje fajtor dhe fajtori gjithmone ishte qeverisja, sot kushdo mund ta kete fajin, por qeverija jo. Mjafton qe te paraqesesh projekte ne 3D dhe foto deputetesh te gezuara dhe kaq mjafton per te thene se jemi populli me i lumtur ne bote. Votojeni perseri kete monster dhe do shihni se s’keni pare gje akoma. E keqja nuk ka fund.

  18. Bushat pse leviz kur koha eshte e keq,vete te ha bytha.Tani kruaje se te ben mire.
    Kosoves u clirua,Kurti e justifikoi kujdesin letrar qe I dhe.
    Ka qene nje roman Rus “gropat e rruges”,lexoje Bushat ,shyqyr qe erdhe gjalle.
    Une mbreme flejta ne nje qender edukimi patriotike dhe atdhetar.
    Beji te fala nga forcat clirimtare.

  19. MIRËMBRËMA !

    Binte debora perjashta,

    Tundte perdet e mendafshta,

    Mos kujtoni se ju harrova,

    Belinden mbi Bore/pastruese ja u dergova.

  20. Andi, vuajtjet te rrisin sensin e realitetit, të hapen sytë. Tani e pe vete në lëkurën tënde ç’don te thotë kur ky shtet të lë në baltë. Mirë e the ky eshte nje shtet shker**ate!

    E sheh kur i shkon kundër si t’i kërcëllojne dhëmbët?! Keta fundërrina të heqin edhe qafe po te jete nevoja, ke të bësh me sociopate e psikopate luciferiane. Kush nuk i njeh keta do të vuaj gjith jetën prej tyre. Dhe me e keqja është se ky vend me të gjith këtë klasë politike te mbaruar nuk ka fare shpresë. E hajde thuaj pastaj qe ky vend nuk ka mallkim!

    Si e tha i gjati ynë ? “Prit se s’keni pare gjë akoma”!

    1. Miro ti me verte i bo nder fjales Trumtard.
      Ne 2018 isha me sherbim ne Texas kur ra shi i ngrire (Icy rain) I gjithe San Antonio u bllokua. U bllokua fare per dy dite. Nuk i pashe qafkuqet tu ankonin qe na la shteti ne balte e as nuk e bene politike.
      As fillun me te shame sociopate e psikopate luciferiane e as me mallkim e kercellime dhembesh…. hudhnin kripe para shpijave, ndihmonin njoni tjetrin dhe kaq.

      Bushatit si ka thone njeri puna e mbare dhe bo si pidh i bukur kur i tako me prit per 4 ore ne makine.

      1. O shoku Zylo !
        Meqë paske gjetur të njëjtat argumenta si EDrama që fatkeqësi natyrore ka edhe në Teksas, a nuk na thua se çdreqin shërbim paske pasur ty atje ?
        Nuk ka asnjë të dhënë që SHBA të ketë qenë ndonjëherë ndonjë shtet komunist apo një shtet të qeverisur nga mafia e drogës.
        A mos ke shkuar me “shërbimin” për të bërë propogandë komuniste në Teksas, apo për ndonjë marveshje me kartelet e drogës së Meksikës ?
        Ta bëj këtë pyetje se i bën furçe një qeverisje nga një kryeministër i akuzuar si përdorues droge e një kryetar parlamenti ish ministër i sigurimit enverist ?

        1. Nji kshu, ka lezet kur antikomunistat e Saliut, fillojne e hudhen nga ngrica te shteti komunist e te japin leksione gjeografie.
          Per tju heq kureshtjen po ju tregoj nja dy tre sekrete. Une jam pjatalares dhe ne San Antonio isha per nje konference pjatalaresish.
          Sekreti tjeter eshte qe Sali Berisha ka qene komunist dhe me vone u be sekretar partije kur une nuk kisha le akoma. Sali Berisha u gdhi antikomunist dhe u be lideri i karave si puna juj. Gojet e liga thojne qe ka pas edhe pseudonimin penicilina.
          Sekretin e trete po jua lej per detyre shpije. Hudhni njicik syte te kupola e tanishme e PDs dhe shikoni sa antikomunsta jane Basha (kamarier ne Rinas), Paloka (cun nomeklature), Ruli (drejtor nomeklature), Gjata (cuni gjykatesit gjakatar), Mustafaraj (sekretar i komitetit te rinise), Marku (gazetari i zerit te rinise) Nishani (ai kapteri ushtrise qe deshte me vu bustin mbrapsht)….. te gjithe spiuna me dosjen te CDja qe e mba Sal ne sirtar.

  21. Ajo karakurvica hypi mbi bore pastruese sepse i kishin then e shoferi e k…rin e madh prandaj e beri filmin. Ndersa ai plaku matuf i surrelit u be gjeloz pasi ishte timonjeri personal i tij prej vitesh,

  22. Cili është lajmi se Andi Bushati është bllokuar në rrugë deri sa të hapej bllokimi.Nuk është lajm as ky as kur ha bukë Andi.Të shikojmën25 prollin sa do fitojë mendimi i Andit.

  23. vagabonda , hajdut , perversa keto jane puuuuushtetaret , nuk pyesin per asgja por vetem per hajnina dhe maskaralleqe , shoqeri e kalbun , shoqeri me vese e perversi kryeminister me perversa dhe kucka po jep shembullin me te keq .

  24. Rama eshte per t’i q* te 14 nuk kam pa njeri me antishqiptar po dhe Lulushja me gjithe PD Monen jane fismidhje e shkerdhata qe mezi po presin te shkerdhejne popullin dhe te vjedhin ne menyre me flagrante se keta. Ky eshte nje vend muti qe sa hap deren e te del surrat shpifuri komshi qe te pergjon pas dere se e ka ves qe nga komunizmi. Zgjidhja eshte te mos shkoje asnje ne votime te zhduken se sdel ndonje nga keta kriminelat te qerroje ndonje nga keta halet qe na jane bere peshqesh!

  25. Dulla ndejti ne pushtet 50 vjet me propagande, edhe ky dulla tjeter nuk do rrije me pak por ama ne fund te ketyre dullave Shqiptaret do ta kene ne b…. e do fillojne tra la la nga e para.

  26. Andi kurva Bishati . Athina ësht mush plot me borë e ska dal asnji borëpastruse . Ndërsa ti moj kurvë mediatike bën goren nëpër media . Zoti ta vraft familjen e ta boft siç ke shpirtin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *