• |
ide | kryesore

ARRSH për aksin problematik Milot-Lezhë: Është zhbllokuar

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se aksi rrugor Milot-Lezhë është zhbllokuar.

Gjatë natës së shkuar, qindra automjetet mbetën të bllokuara në këtë aks për shkak të ngricave në rrugë pas rënies së dëborës.

Nëpërmjet një njoftimi, ARRSH thotë se shoferët duhet të qarkullojnë vetëm me goma dimërore.

“Aksi Milot-Lezhë është zhbllokuar.

Qarkullimi i mjeteve bëhet në të dyja drejtimet.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.



1 Comment

  1. Po po, eshte zhbllokuar tani qe nuk ka kembe njeriu e rrote makine ne rruge!
    Mbreme qe ishte nevoja……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *