• |
ide | kryesore

Burgu i Shënkollit prej 24 orësh pa drita, të dënurave u mungon ushqimi dhe uji i pijshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Burgu i Shënkollit prej 24 orësh është pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe pa ushqim për të dënuarit. Lajmi bëhet i ditur nga një i dënuar në këtë insititucion për FaxNews, ndërsa deri tani nuk është marrë asnjë masë nga drejtuesit e këtij institucioni.

Familjarët e të dënuarve kërkojnë që të veprohet sa më shpejt për normalizimin e situatës, pasi sipas tyre po rrezikohet shëndeti i personave të dënuar.

Në nisje të pandemisë burgu i Shënkollit shërbeu dhe si spital për të dënuarit e prekur me Covid, por tashmë nuk bëhet me dije nëse ka ende persona të prekur në radhët e këtij institucioni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *