• |
ide | kryesore

Dalin të tjerë Exit Poll/ Vetëvendosje fiton bindshëm zgjedhjet në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas exit-pollit të transmetuar në Klan Kosova partia e parë në zgjedhje del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 41.8%. Pason PDK me 16.5%, LDK- renditet e treta me 15.2%,AAK- 7.2 %, NISMA me 2.6% të votave nuk e kalon pragun.

Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e ulëseve që do ta kenë partitë politike. Është LVV që do të ketë 52 ulëse, PDK 20 ulëse, LDK 19 ulëse, AAK nëntë ulëse dhe komunitetet 20 ulëse. Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, është shprehur se kanë intervistuar mbi 40 mijë anketues nga rreth 115 anketues.

1: Vetëvendosje 41.8 %

2: PDK 16.5 %

3: LDK 15.2 %

4: AAK 7.2 %

5: Nisma 2.6 %

6: Komunitetet pakicë 16.7 %


Edhe një Exit Poll i realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet në Kosovë ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53%.

Sipas sondazhit që u publikua në “Kanal 10”, LVV merr 53%, LDK 17%, PDK 20%, AAK 7% dhe NISMA 2%. Sondazhi ka pasur mostër prej 2 mijë e 500 anketa, prej të cilëve vetëm afërsisht 35 persona nuk janë përgjigjur. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *