• |
ide | kryesore

Krerët e LDK reagojnë pas disfatës së rëndë në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ra reaguar pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve të së dielës. Edhe pse partia e tij u përgjysmua në vota, krahasuar me zgjedhjet e fundit, Mustafa tha se kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ai premtoi se LDK do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve, por nuk përmendi dorëheqje duke thënë se do të punohet që të kthehet vizioni rugovian i LDK-së.

“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”- shkruan Mustafa.

Një reagim për mediat ka bërë edhe kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti. Ai tha se do të marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin.

“Para jush marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK-së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje. Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit”, – ka thënë ndër të tjera ai. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. DULLA KOTI KUR TE VIJ TANI NE SHQIPERI LE TE SHKOJ TE FLEJ TE YMER GELBAZA KELLIRA DHE BATON HAXHIU

  2. Normalisht nje deshtim i ketyre permasave, ne nje parti qeverisese, duhet te shoqerohet me dorheqjet perkatese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *