• |
ide | kryesore

Mijëra të bllokuar në karvanet e makinave në Lezhë/ Stuhi propagande kundër stuhisë së borës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një stuhi e fortë bore nga veriu në jug qe paralajmëruar prej ditësh nga meteorologët, por pavarësisht kësaj, në disa nga rrugët nacionale të vendit, qindra mjete mbetën të bllokuar ose e patën të pamundur të vazhdonin më tej, për shkak të vështirësive në qarkullim. Ishin me mijëra ata që qëndruan për orë të tëra në stuhinë e borës nga nyja e Milotit për në Lezhë dhe më tej, nga Lezha në Tiranë në mjete private apo në autobuza. (video më poshtë).

Shteti u kap në befasi, megjithëse stuhia ishte lajmëruar. Në zonat malore u izoluan shumë fshatra, ndërsa rrugët që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit u bllokuan në Librazhd gjatë të gjithë mbrëmjes së të shtunës.

Këto ditë kryeministri Rama ka qenë i fokusuar në rrëfimin se si do të sjellë një copëz Dubai në Durrës (sot qëndroi për tre orë në transmetim live) dhe bashkë me të, e gjithë administrata po punon për mandatin e tretë. Kjo duket se ka qenë arsyeja, se përse nuk u parandaluan në kohë problemet, që do të sillte stuhia e borës.

Mjafton të shihet çorientimi që kapi ministrat dhe policinë pas bllokimit të mijëra njerëzve në aksin Balldre-Lezhë-Milot për të kuptuar se shteti është në gjendje “ku thërret qameti”.

E para që reagoi ishte policia e Lezhës, e cila njoftoi se do ta ndëshkonte kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e rrugëve. Drejtoria e Policisë në Lezhë njoftoi se “ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aks”.

Në të njëjtin njoftim të po të njëjtës polici u tha: “si pasojë e reshjeve të dëborës , prezencës së akullit në rrugë dhe erës së fortë, aksi rrugor Lezhë-Milot është i bllokuar”

Por disa orë më vonë, policët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, gjetën një tjetër shkak për bllokimin e rrugës. U njoftua se Milot – Lezhë – Shkodër ishte bllokuar për shkak “të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë”. 

Për të treguar se janë në krye të detyrës ministrat u vunë në lëvizje. Belinda Balluku shpërndau një video në Facebook, ku udhëtonte hipur në një borëpastruese dhe tha se po lëvizte në pjesën e autostradës nga nyja e Milotit drejt Lezhës. Balluku tregonte me celular pamjet e një rruge krejt të boshatisur, ku nuk kishte trafik makinash dhe aq më tepër ndonjë karvan të bllokuar. Këtë e bënte kur në media vinin denoncime se makinat ishin varg në këtë segment.

Për ta shfokusuar më tej vëmëndjen, u hodh edhe një dozë koronavirusi. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, fare papritur, në ERTV u shfaq Ogerta Manastirliu e cila kishte dalë nga shtëpia “për gadishmërinë e përforcuar në kushtet ekstreme të motit”.

Disa qindra kilometra larg situatës së emergjencës, nuk mund të kishte tregues më të mirë të kotësisë së kësaj vizite, se sa shprehja “gadishmëri e përforcuar”, e cila u shfaq në diçiturën që shoqëroi filmimet e Manastirliut në ERTV.

Manastirliu foli për skenarin 1, që ka të bëjë me hapjen e spitaleve rajonale për trajtimin e të sëmurëve me covid në kushtet ekstreme të motit. Ky është një hap për të cilin flitet prej muajsh, por rezulton të jetë i kotë, përderisa stuhia e borës, siç e pohojnë meteorologët nuk do të zgjasë më shumë se 24 orë.

Në gjithë orkestrimin propagandistik, “polici-borëpastruese-spitale” për të shuar lajmet e bllokimit të njerëzve në stuhi, hapi më llogjik duket ai i policëve të Lezhës, që menduan t’i hedhin prangat atyre që kishin marrë paratë për të mirëmbajtur rrugët. Por sa më intensive propaganda, aq më pak ka vend për llogjikë.

Jo më kot, pjesa e njoftimit që thotë se “ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aksi” mund të gjendet në çdo portal që e përcolli menjëherë informacionin, por nuk gjendet, më në njoftimin e policisë së Lezhës.©Lapsi.al

?Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ?

?️Njoftim për gjendjen e akseve rrugore në Qarkun e Lezhës ,si pasojë e kushteve…

Posted by Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë on Saturday, 13 February 2021



31 Comments

  1. Futja pordhes gri sallate shkruj edhe nje artikull sa per te bo gallate.

    Ketu ku jam une dimri me bore dhe akull zgjat nja 4 muaj. Asnjehere borepastrueset nuk dalin ne stuhi dhe per me teper naten. Njerezit njoftohen te menjanojne udhetimet e panevojshme dhe sidomos naten Kush don me udhetu i kujtohet te mari masat e nevojshme (goma dimri, serbatori plot, batanije rezerve, uje me pi….)

    Ne Shqiperi kom pa un qe kur bllokohet rruga bohet politike qeveri opozite. Ose kur ndodh ndonje aksident kerkohet direkt doreheqja ministrit.

      1. Pordhe pa rigon. Kam kalu mbrame rreth ores 11 te nates. Ishte vertet shume veshtire, sidomos afer Milotit.
        Por nuk pashe asnji makine te ndalun.
        Ndaj, lenie boren me rane, se nuk asht ne anen tuj…

        1. Paulin po thu qe nuk pati asnje makin te ndaluar? Ishte nje inskenim i opozites dhe kazanit?
          Ato foto, video dhe deshmi jane fake?

    1. Sufllaqa erdhi?nje cop injoranti qe paguhesh nga fuga di na mbush mendjen qe edhe bota keshtu ben.nuk pastron rruget e i le te vdesin njerezit rrugeve.pty mut.

    2. Aty ku qenke ti, or mortje, aty rri se ne ketu me Shqiperi i dime vete problemet tona!
      Nuk u lodhet ju emigrantet duke na dhene mend sesi te rregullojme provlemet tona?????

      1. Gjithe ky mllef per qeverine , a thua se jane kriminela ne pushtet ? Gjuha e piset e urrejtjes qe shoh nga ithtaret e Bushatit revolucionar , me ben te qesh e qaj. Te qesh se kur erdhi puna per revolucion te vertete, ne 2019 , te tere vraponin si minj te qelbur ne momentin e pare qe hodhi policia gas lotsjelles. Po te ndjenin vertet urrejtje ndaj diktatures se Rames do kishin te pakten detyruar policine te perdorte nje shkop gome. Te qaj, sepse opozita nuk perfaqeson asnje shprese te shqiptareve serioze qe nuk e quajne kriminele kete qeveri por prape me te drejte jane te pakenaquar dhe duan rotacion. Me kete opozite dhe mbeshtetisit e saj grotesk, si ne kete portal, rritet mundesia per mandat te trete. Po cfare do shkruani ju ketu, ne 26 prill??

      2. Qeveri e ndyre. Lejon te qarkullojne ne rruge makina qe i kane gomat fush.
        Ku eshte policia. Si i le te qarkullojne ne palce te dimrit, me goma behari ?
        Sepse me zinxhire nuk behet fjale.
        He se desh harrova. O budall, thuaj Andit te bleje zinxhire per makinen , se e ka amanet nga Edvini. Le qe ku e kupton NAMYTI, se ai asht budalla ktu…

    3. O maskara, ne Gjermani kane makineri qe pastrojne dhe trotuarin nga bora e jo me rruget kryesore qe nuk diskutohet fare.
      Pastaj per cfar stuhie po flet o gomar, 5 cm dor nuk jane stuhi.
      Por ti ke pjeserisht te drejte, ka zona ne Europe dhe ne Gjermani qe jane shum te varfra, dhe atje edhe ndodh qe nuk pastrohen.
      Sta ka fajin njeri qe nga katunet e Shqiperise ke shku ke ik ne katunet e Europes, ne dore e ke, shko ne qytet.

  2. Mos i bini ne qafe qeverise. Kjo eshte e stervitur e pergaditur per studjo TV ku ka kondisioner e kushte speciale per ta,e jo per terene te veshtira te dimrit.

  3. Ato qe ankohen me shume jane socialistet ne dite te mire dhe ne dite te keqe.

    Beni gati valixhet e ikni nga ai vend maluketerish e kusaresh brez pas brezi.

  4. Nuk mund të presësh më shumë nga këta njerëz që jetojnë në realitetin e tyre banal.

    Njësoj si “etrit” e tyre ideologjik edhe këta e luftojnë armikun me propagandë, nëse më përpara parrullat i shkruanin në mure tani i shkruajnë në facebook.

    Qeveria ka luftuar me propagandë edhe termetin, përmbyjtjet dhe pandeminë e spo harxhoka mijra Euro për spote televizive duke luftuar borën në kabinën e edit.

    Na ka ngel me thënë bravo qeverisë që nuk i gjobiti për shkelje të orës policore.

    ps: Televizionet duhet ti ritransmetojne “live”-t e spoteve se ato fajtorët që u bllokuan në borë skishin më bateri për ti ndjekur, dhe nuk janë mrekulluar nga lufta e paepur e partisë kundër borës

  5. Del edhe atje ku je ti ministri mbi borepastruese duke filmuar nje rruge bosh kur me mijera njerez bashke me policine vendore e pranojne qe jane bllokuar prej oresh? E ca bllokimi. Me nje bore 12 oreshe, te paralajmeruar nje jave para, jo nje jave bore sic bie ne europe apo Canada. Del ministri atje me celularin ku ne krahun e djathte te ekranet fluturojne Like edhe ❤️ Kurse ne anen tjeter i shkruajne njerezit Respekte Balluku. Rri mor mik se kane pa qamet njerezit mbreme per kot fare. Ktu iken kot njeriu me nje pordhe bore, na tregon ti atje ku je ti si e ben qeveria. Ik mor mik se tka pa zoti. Po je merzit hajde ketu shijoje nga afer mbesen e Beqir Ballukut dhe gjithe keta sorollopet e tjere. Futi dhe nje te votuar atje se kush do qeverise ne AL edhe rro atje i lumtur se keta i mbajme ne ne kurriz pa merak. Mos u shqeteso hic se i ke ngrohte, majmur, pa strese… si pasha ne gune thote populli. Problem kane pak paret. Spo kane me ku ti cojne. Po per te tjerat rri i qete fare.

    1. Hahahahahaha…..sa kollaj I genjejn shqipot me propagande rruga plot makina te bllokuara rilindasit thone rruget jane bosh .nje djal nga tirana re punon si klloun ne bashkine e ERION FIKUT E PYETA KU PUNON ME THA BEJ KLLOUNIN KE LALI ERI I THASH SIE BEN KLLOUNIN SE STE KUPTOJ . Me tha se kur Ben filmime per disa media neve Ai na ka dhene sinjalet kur duhet te qeshim kur duhet te duartrokasim ne tegjitha rastet kane shenj si duhet te veprojm per kete paguhemi
      Jemima 30 eva vet .kjo eshte rilindja e propagande e hajduteris .Ehud nuk kam faj une se bashk atdhetaret e raskapitur genjehen me nje these miell

    1. O i pa emer Belinda Balluku Balluku esht prostitute dhe me pas aty u fut ne makine dhe filloji te qihesh po thoshin njerzit cfar ka makina që tundet ashtu njeri vajti pak nga afer dhe i pa dhe i tha te tjerve makina tundet se po qihet Belinda Balluku

  6. Po mire mo,megjithemend e keni qe kujtoni se ai i paemri i sabahut jeton jashte?
    Sufllaqexhi bodrumesh eshte,se ndryshe do ta dinte qe ne qytet nuk dalin borepastrueset pa mbaruar stuhia,se nuk do kishte vlere per sa kohe nuk ka levizje.
    Ne autostrada jane gjithe kohes ne levizje sapo fillojne ngricat jo me te jete paralajmeruar per stuhi debore.

  7. Ku jeton ti more gulluf qe dimeron kater muaj me boren qe bllokon rruget dhe ska bore pastruese,dhe ti mor pallanxho shikon ministren qe e pastron boren me propogande ,na e thuaj por kur te jesh esell pa e ngrene sufllaqen.Kush bushter e kuqe ju ka pjelle mor aman.

  8. Vetem nje stuhi bore e nxjerr lakuriq qeverine me gjithe propaganden e saj.
    Ku jane ka firmat qe mirembajne rruget, sa lek kan marre deri tani…
    Ketu duhet lincim publik i gjithe keture

  9. Ne fakt edhe Balluku edhe Ogerta nuk eshte se dalin me regji ne rruge,e bejne nga forca e zakonit,jane thjesht prostituta,keshtu kane qene ne Bashkine Tirane dhe vesi del me shpirtin !
    Propaganda vu…….,e njerzit po torturohen,stresohen e behen me te deshperuar!
    Sherbetore te rregjimit monstruoz te edvin Rames,jeni çibane te neveritshem te keqes ne kefe vend !
    Mos genjeni se boll na nxite jeten,boll ndytesa te mjedisit e rrenacake me pasoja te paimagjinueshme per fatet e ketij vendi,mjaft me propagane e mashtrime te neveritshme,hiqni dore nga mbeshtetja e nje te semuri mendor si edi rama dhe bandan e tij e hajduteve!
    Njerezit kane hequr picirin mbreme per ore e ore ne te ftohte,ne debore e eren e fuqishme te Milotit e Baxhellat e Edi Rames,mashtronin dynjane me video e filma te genjeshterta !
    Po boll o hajdute,boll o qenije te peshtira,boll o monstra,tradhtare e kriminele !
    Te paafte,as te pastroni rruget nuk jeni te zote,imagjinoje me tutje,hajdute !

  10. TE GENJESH EDHE SOT KUR KA ME MILIARDA CELULAR NE XHIRO VETEM MAVITE DINE TA BEJEN . GJITHÇKA E NGRITEN MBI GENJESHTEREN , PROPAGANDEN DHE VJEDHJEN .

  11. MIREMENGJES.

    MOS DEGJONI KAZANIN.

    SHQIPERIA NUK U BLLOKUA NGA DEBORA.

    Pasi te kem mbaruar nje karikatur me debore qe e kam nisur qe mbreme ne darke, ftoj vetem votuesit e rilindjes ketu te Kryeministria, qe te luajne me Topa bore, e theksoj vetem votuesit e rilindjes.

    Edhe Telekronistja e televizionit te famshem ERTV Belinda Balluku, direkt nga ura e Milotit fton me kete rast jo vetem votuesit e rilindjes, per lojera te ndryshme ne rruget e Shqiperise me Topa bore.

  12. Bushat do te ishte me mire qe te flije ne makine.
    Cte duhet or laps te levizesh neper stuhi,apo ishe ne Kosove te Kurti.
    Shkullakun e kishe me vehte apo e le ne Lezhe per ndonje ndihme morale.
    Sonte na dil tek Eni dhe na jep ca mend se si qeveria e ka fajin edhe kur bie termet edhe kur bie shi edhe kur bota permbyset.Mjere ai qe nuk ka buke te shpia se per Fevzon,Bushatin apo ate rroten Shkultrap nuk ka rrendesi fare.

  13. Andi, me nje status te shkurte e nxorre nga faza Ramazonin, imagjino kur shkruan nje analize te plote ne forme editoriali….hahaha.

  14. Si gjithmone edhe kesaj here ne situata te veshtira Rilindja deshton pastaj turret me vrap te mbuloj mutin me shurre. Nuk ishin te zotet te mbanin funksional as pisten e Rinasit vinin verdalle avionet neper qiell pastaj shkuan dhe u ulen ne Bari. E jo me te flasesh per km rruge ne Shqiperi. Dmth nje qytet i vogel dhe i varfer si Bari e mban pisten funksionale kurse Shqiperia nje shtet i cili sapo e ka shitur Aeroportin tek njeriut te dyte me te pasur ne vend nuk e mban dot. Naten e mire o popull fu(kar)a, mos harroni te hani grosh dhe te shikoni telenovela.

  15. MIREMBREMA !

    Binte debora perjashta,

    Tundte perdet e mendafshta,

    Mos kujtoni se ju harrova,

    Belinden mbi Bore/pastruese ja u dergova.

    NATËN E MIRË !

    1. Oj Partia socialiste ,populli vuan ti mend shisje .a ste vjen keq moj e mjere .do qe ti shuash kombit cdo vlere do pendohesh e mjera ti qe mashtrove kete shqiperi .do ket nje dit te re plot me diell. Nuk do na blesh per nje these miell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *