• |
ide | kryesore

Moti i keq sjell rrezikshmëri në lëvizje, apeli i policisë: Shmangni shpejtësinë, përdorni goma dimri dhe zinxhirë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit i kërkon qytetarëve që të bëjnë kujdes e të përdorin goma dimri dhe zinxhirë. Këto masa duhen marrë nisur nga situata e krijuar për shkak të motit të keq, me prezencë të akullit, borës dhe ujit në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale në të gjithë vendin.

“Të kufizojnë lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e Policisë rrugore dhe të autoriteteve të tjera.

Të vendosin gomat e dimrit në automjetet e tyre.

Të vendosin zinxhirët para se të fillojnë lëvizjen me automjet, pasi punonjësit e Policisë nuk do të lejojnë qarkullim e automjeteve pa zinxhir.
Të vendosin rripin e sigurimit.
Të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Të kufizojnë në maksimum shpejtësinë, pasi në të gjitha akset rrugore ka prezencë të akullit dhe të borës, gjë që rrit rrezikun e përfshirjes në aksidente rrugore.
Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, duke rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore nacionale, në qytete dhe në qendrat e njësive administrative, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë”, shkruan Policia e Shtetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *