• |
ide | kryesore

Numërohen mbi 2/3 e votave në Kosovë/ Prin Vetëvendosje, humbje e thellë e LDK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëvendosje ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e mbajtura këtë të diel. Kur janë numëruar 68,39% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 48,22% të votave.

Në vend të dytë renditet PDK me 17,70% të votave e ndjekur nga LDK me 13,49% të votave. Një zhgënjim i thellë për këto dy parti, por sidomos për forcën e udhëhequr nga Isa Mustafa që duket se ka marrë një “shuplakë të fortë” edhe në bastionet e saj. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë, LDK nuk kryeson në asnjë komunë dhe votat e saj janë përgjysmuar.

Me një përllogaritje paraprake jo-zyrtare Vetëvendosje merr 55 deputetë, PDK merr 21 deputetë, LDK merr 15 deputetë dhe AAK do të përfaqësohet me 9 deputetë ndërsa 20 deputetë të tjerë janë të përcaktuar për minoritetet.

Sipas rezultateve zyrtare paraprake, më pas vjen AAK me 7,58% të votave. Deri tani NISMA ka 2,58% të votave duke mos e kaluar pragun për të hyrë në parlament, por janë ende shumë vota për tu numëruar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 47.08%. Kjo është një pjesëmarrje më lartë se në zgjedhjet e vitit 2019 kanë votuar 44.18%. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Kosovaret ja kan bere gropen vetes sot. 37% vendosin per veten dhe te tjeret.Ta gezojn sorrosisto globalizmin dhe neoliberizmin. Ne humner. kur ta kuptojn do jet shuuuum von.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *