• |
ide | kryesore

PDK: Urime Vetëvendosjes, ne qëndrojmë në opozitë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se forca e tij do të qëndrojnë në opozitë. Me votat e numërua deri më tani PDK renditet e dyta.

“PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje sepse kemi dallim të madh në orientimet tona politike dhe nuk bëjmë kompromis mbi vlerat në të cilat është ndërtuar dhe qëndron PDK-ja”, – tha Hoxhaj.

“PDK do të bëjë përpjekje maksimale që të sigurojë funksionim normal të parlamentit dhe mbi të gjitha që të mundësojmë që të rritet mirëqenia e qytetarëve në një plan afatgjatë. Do të jemi faktor i stabilitetit nga pozita e partisë më të madhe opozitare në vend”, tha Hoxhaj që gjithsesi e uroi Vetëvendosjen për fitoren. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *