• |
ide | kryesore

Usman i pathyer, KO edhe Burns: ‘makthit nigerian’ i kanë mbaruar kundërshtarët

-Instant, Sport



Makthi materializohet pas 34” në raundin e tretë, në formën e një të djathtë të tmerrshme në fytyrë: Kamaru Usman, “makthi nigerian” hedh në tapet ish-shokun e trajnimit Gilbert Burns dhe konfirmon veten si kampion i peshave të lehta të Ufc-së, si dhe një nga luftëtarët më të fortë ndonjëherë. Me përjashtim të një ndeshje tetë vjet më parë në një takim promovimi në Florida, ky ish-kampion NCAA i mundjes olimpike nuk ka humbur kurrë e, që kur është futur në UFC në 2014 ka të hapur një seri prej 13 fitoreve radhazi që përputhen me atë të Khabib Miti i Nurmagomedov dhe është i dyti vetëm pas atij të “merimangës” Anderson Silva (16).

Të gjitha fitoret kanë qenë të pastra, asnjëherë të kontestuara, rezultat i një kombinimi armësh që Usman ka arritur t’i përdorë në përsosmëri me kalimin e kohës: muskulaturë e fortë dhe rezistente, aftësi të shkëlqyera të luftimit të cilave ai ka qenë në gjendje ti kombinojë boksimin e saktë dhe të fuqishëm (punoi shumë vitet e fundit me një specialist të sektorit, trajner Trevor Wittman) dhe mbi të gjitha një inteligjencë e jashtëzakonshme në menaxhimin e ndeshjes. Edhe kundër Burns ai kurrë nuk rrezikoi përpara shpërthimeve të kundërshtarit, duke mbajtur kontrollin e tetëkëndëshit dhe e shfrytëzoi rastin në mundëinë e parë që iu dha. Për Usman edhe çmimi i performancës së natës dhe elozhet e Dana White: “Shikoni se çfarë ka bërë dhe çfarë po bën ky djalë, do të bëhet pesha e lehtë më e mirë ndonjëherë. Në fakt, pyetja është: ku do të futet në historinë e sportit? ”.

Për të thyer derën e historisë, Usman i mungon një numër që nuk është edhe aq i afërt: kjo është mbrojtja e tij e katërt e titullit, ndërsa legjendari kanadez Georges Saint-Pierre arriti në njëmbëdhjetë. Problemi tani është ti gjesh një kundërshtar pasi ata menjëherë poshtë tij në renditje i ka mundur të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *