• |
ide | kryesore

Vendi nën acar e dëborë, ARRSH: Ja akset ku nuk lëvizet pa zinxhirë

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e dëborës kanë vijuar të bien në të gjithë vendin gjatë natës, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta, duke shkaktuar probleme e bllokime në shumë akse rrugore. Për këtë arsye, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar mbi gjendjen e akseve nacionale në të gjithë vendin. Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës. Sipas njoftimit, aksi është i kalushëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku.

Ndërkaq, në shumë akse rrugore është e nevojshme përdorimi i zinxhirëve për kalimin e shumë akseve.
Me konkretisht, situata paraqitet:

-RAJONI VERIOR:
Akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

RAJONI QENDROR:
-Qarkullohen me zixhirë akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

RAJONI JUGOR:
Qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *