• |
ide | kryesore

Zgjedhjet në Kosovë/ Një tjetër EXIT POLL i jep fitore më të thellë Vetëvendosjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



RTV Koha ka organizuar një tjetër Exit Poll për zgjedhjet në Kosovë. Sipas këtij sondazhi Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë më shumë se 50% të votave që përkthehet në të paktën 58 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në garë të ngushtë për vendin e dytë. PDK-ja pritet të dalë e dyta me 15.4% ndërsa LDK-ja e treta me vetëm 0.3% më pak. Sipas kësaj, të dy partitë do të kenë nga 17 ulëse në Kuvend.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë po ashtu pjesë e Kuvendit. Ajo pritet të marrë 6.8% të votave, apo 8 deputetë. Nisma Socialdemokrate, sipas këtij projeksioni nuk e ka kaluar pragun, pasi ka marrë më pak se 3% të votave.

Ky Exit Poll është kryer me 1076 qytetarë mes datave 9 dhe 12 shkurt. Rezultatet e përgjithshme kanë marzhin e gabimit deri në 3%. Këtu nuk janë të përfshira votat nga diaspora, që mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. ©LAPSI.al

Projeksioni i KOHËS – VV-ja merr mbi 50 për qind të votave



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *