• |
ide | kryesore

Acar dhe ngricë, ARRSH jep informacion për situatën e rrugëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin këtë fundjavë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar në akse. Duke shpërndarë një njoftim për media, ARRSH specifikon rrugët ku lëvizja rekomandohet me zinxhirë. Njoftohet se në rajonin Verior dhe Qendror reshjet kanë pushuar por në rajonin Jugor kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Sipas ARRSH-së:

  • RAJONI VERIOR
    Qarkullohet me zinxhirë:
    Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
  • RAJONI QENDROR
    Qarkullohet me zinxhirë:
    Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
  • RAJONI JUGOR
    Vazhdon të jetë problematike segmenti Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Në usekët e rrugës kalimi është me një korsi. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *