• |
ide | kryesore

Basha: Rama nuk ka mbajtur me dhjetëra premtime, nuk ka të drejtë morale të kërkojë një mandat tjetër

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët përgëzoi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë dhe deklaroi se në rastin e një rezultati pozitiv për të në zgjedhjet e 25 prillit, Shqipëria do të rrisë bashkëpunimet me shtetin fqinj.

“Së pari dua të uroj Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë. Ju uroj nga zemra të gjitha forcat politike, insituticionet, qytetarët e Kosovës për një proces zgjedhor model me standarde europiane, shembullor për Shqipërinë dhe mbarë Ballkanin. Kjo në vetvete është një arritje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Kosovës, e Republikës së Kosovës.
Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, ndaj ju uroj fituesve të zgjedhjeve Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe partive të tjera politike që të bëjnë gjithçka për sfidat që po i presin për përmbushjen me sukses. Kam besim se do të bëjnë gjithçka në përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës dhe në kapërcimin dhe përballjen me sfidat me qëllim që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe zhvillimit të saj ekonomik dhe social. I garantoj që sot dhe akoma më fort nesër pas zgjedhjeve të 25-prillit unë dhe Partia Demokratike do të jemi në krahun e tyre për të bashkëpunuar sa më fuqishëm në përfitim të ekonomisë, zhvillimit dhe të punësimit të qytetarëve të të dy vendeve tona”, u shpreh Basha.

Basha shtoi se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur me dhjetëra premtime të dhëna e për rrjedhojë, nuk e ka të drejtën morale të kërkojë një tjetër mandat.

“Dje unë ju listova vetëm 9 premtime të Edi Ramës me të cilat ai kërkoi votën dhe shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë një pjesë prej tyre, 300 mijë vende punë, shëndetësi falas, legalizime falas, uljen e taksave për 97% të qytetarëve, heqjen e TVSH-së për bukën, për vezët, për qumështin, uljen e kostos së jetesës e shumë e shmë të tjera. Por nuk janë nëntë, janë dhjetëra, qindra premtime që Edi Rama ka bërë dhe të cilat nuk i ka mbajtur. Ndaj dje vetëm ju kujtova një pjesë të vogël të premtimeve sikundër bindjen time që është bindja e çdo qytetari shqiptar dhe çdo qytetari normal. Një kryeministër që nuk i mban premtimet me të cilat vjen në pushtet nuk ka të drejtën morale të kërkojë një mandate tjetër. Tani jo vetëm që nuk ka kërkuar falje që s;ka mbajtur asnjë premtim të vetëm, asnjë premtim të vetëm në 8 vite ku i ka pasur të gjitha pushtetet, por tani vjen me të tjera premtime boshe. Vetëm propagandë, asnjë premtim të mbajtur. Vetëm dështime Rezultati, Shëipëria ka ngecur në vend numëro, shqiptarët kanë ngecur në vend numëro. Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë më të varfër se më përpara, kane më pak para për të shpenzuar se më përpara, papunësia është rritur, në veçanti papunësia e të rinjve është bërë një plagë e madhe e cila përkthehet në emigracion. Shqipëria ka mbetur në vend numëro ndërkohë që të gjitha vendet e rreth e qark nesh kanë bërë progres. Sigurisht sfida ka dhe ka për te pasur gjithmonë. Por me të njëjtat sfida janë përballur edhe vendet e tjera dhe kanë bërë përpara. Përgjegjësi I vetëm që Shqipëria ka mbetur në vend numëro është Edi Rama. Shkau i vetëm është se ka bërë shumë premtime dhe s’ka mbajtur një premtim të vetëm dhe tani e vetmja gjë që bën do të na sjellë premtime të reja 2 muaj para se shqiptarët t’I japin me votë verdiktin që meriton çdo kryeministër që bën premtime por që nuk i mban. Me 25 prill Rama humb Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë.
Ju faleminderit! Së bashku do të shtojmë ritmin e punës”, tha Basha.



5 Comments

  1. Shum mire te behet rotazion, por ne si popull duhet te gjejme mekanizma qe mos te na vjedhin me klika kriminale 30 vjecare

  2. Sa bute po e sulmon kohet e fundit! Po ti o buthqir nuk i di asnje vjedhje Rames? Pret ta fali pushtetin ty ai se nuk ka moral? Ti qenke i bindur qe do humbesh me duket po mjere ne cna gjeti po fitoi prape ai..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *