• |
ide | kryesore

Deputetja gjermane: Gabimi që nuk duhet të bëjë Albin Kurti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe raportuese e partisë liberale FDP për Europën Lindore e Juglindore në një reagim për Deutsche Wellen pas zgjedhjeve në Kosovë thekson se fitorja e Vetëvendosjes, tregon se sa e madhe është dëshira për transformim në Kosovë.

“Me premtimin e tij për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik, ish-kryeministri, Albin Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. Besueshmëria e tij varet shumë nga ajo nëse ai i përmbush ato me gjithë vështirësitë e brendshme politike dhe ekonomike” – tha ajo.

Deputetja liberale Renata Alt sheh gjithashtu me skepticizëm qëndrimin e pakompromis të Albin Kurtit.

“Pa-kompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë për këtë dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun.

Kjo është e pazëvendësueshme edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për një marrëdhënie të besueshme me diplomatët europianë. BE ka në të njëjtën masë përgjegjësinë për të realizuar liberalizimin shumë të vonuar të vizave”, – shprehet deputetja gjermane për mediat. /DW



2 Comments

  1. Kurti eshte i priur te veproi tere kohen kunder mendimit te tjereve. Nuk do te degjoi askend, duke pretenduar se i di te gjitha…. do te mbetet i izoluar…askush nuk do te merret me te. Do te jete nje E. Hoxhe i dyte. Me forcat e veta.

    1. Ja dhe nje tjeter paranojak. Po me thuaj pak ku jane ngjashmerite midis Kurtit dhe Enver Hoxhes?
      Ne cilin diskurs ? Enver Hoxha si subjekt lindi dhe erdhi prej vullnetit te popullit? Ishte aktivist si Albin Kurti? Apo di thuash te njejten perralle qe jane te dy komunista. Ne cfare eshte komuniste Albin Kurti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *