• |
ide | kryesore

Deputetja gjermane për Kurtin: Të çlirohet nga kursi ideologjik

-Instant, Lajme, Të fundit

Deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe raportuese e partisë liberale FDP për Europën Lindore e Juglindore në një reagim për Deutsche Wellen pas zgjedhjeve në Kosovë thekson se fitorja e Vetëvendosjes, tregon se sa e madhe është dëshira për transformim në Kosovë.


“Me premtimin e tij për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik, ish-kryeministri, Albin Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. Besueshmëria e tij varet shumë nga ajo nëse ai i përmbush ato megjithë vështirësitë e brendshme politike dhe ekonomike.”


Deputetja liberale Renata Alt sheh gjithashtu me skepticizëm qëndrimin e pakompromis të Albin Kurtit. “Pa kompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë për këtë, dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun. Kjo është e pazëvendësueshme edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për një marrëdhënie të besueshme me diplomatët europianë. BE ka në të njëjtën masë përgjegjësinë për të realizuar liberalizimin shumë të vonuar të vizave”, shprehet deputetja gjermane për mediat./DW

7 Comments

  1. Zonje populizmi nje deshtim, liberalizimi nje deshtim, e ka shume deshtime ne formimin ideologjik te politikaneve, praktiçizmi banal eshte i tmershem ne deshtimin e tij. Ndoshta ka ardhur koha e e ideologjive mbas fiaskos totale qe pesuan keta ne fund te shekullit 20. Kush mund ti frymezoje masat per ardhemerine e tyre! Trampizmi?!

  2. Globi mbar sundohet nga mashtrimi propaganga demagogjia nacionalizmi folklorik neoliberizmi globalizmi…….Deshtim total. …..diktatorucet nuk dalin dot nga rreshti…..

  3. FDP eshte nga te paktat parti klasike ideologjike ne Europe sot, duke qene se qendron fort per shtet te vogel, taksa te uleta, derregullim, politike monetare konservatore dhe te pavarur, sipermarrje e lire etj. Aq fort sa Merkeli e djathte e pati me te lehte te gjeje gjuhen me SPD-ne per te formuar koalicionin. Ne kete kontekst kritika ndaj Albinit behet edhe ne premisa ideologjike gje qe eshte OK per mua.

  4. U angazhua i gjithë shteti, çdo ministër mori nga një njësi apo mini-bashki siç quheshin më parë. Avionët sollën zgjedhës nga e gjithë Europa, nga Greqia autobuzët nuk u ndalën. Të gjithë në këmbë për fitoren e Lulit, që në fakt ishte e Sali Berishës, pasi bashkëshorti i Aurelës humbi me 11 vota, megjithëse Edi Rama kandidonte për herë të 4-ët në Tiranë, prej 6 vitesh ishte kryetar i PS. Kujtojmë hapjen e kutive nga Arben Ristani, për rinumërim, që solli fitoren e Lulit me 86 vota.

    Një meritë të madhe në këtë “fitore” ka dhe i ndjeri Hysni Milloshi që mori 1394 vota komunistësh.

  5. Ishte njehere KM, nuk qendroi gjate ( 50 dite) nga egot e tij, a ka marre mesim. Apo ndoshta ben te njejtat gabime, e pas 90 dite bien nga qeveria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu