• |
ide | kryesore

Tani armiku i Albinit mund të jetë vetëm kryeministri Kurti

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Albin Kurti vendosi ti kthejë zgjedhjet e 14 shkurtit në referendum dhe e fitoi atë. Triumfi i tij nuk ishte ai i një njeriu të vetëm kundër të tjerëve, por humbja e përbashkët e të gjithë atyre që iu kundërvunë një vullneti të gjërë popullor për ndryshim. Në këtë kuptim, simboli i kësaj të diele të Shën Valentinit ka një rezonancë shumë më të madhe se ai i një rotacioni të thjeshtë pushteti, i rikthimit të drejtësisë dhe mirë qeverisjes, apo i fillimit të ç’kapjes së shtetit. 


Ai është njëkohësisht një test dhe një shpresë, për gjithë rajonin tonë, që nga Tirana e në mbarë vendet e atij që për konvencion jemi mësuar ta quajmë si Ballkani perendimor. Dhe kjo për disa arsye…


Të mësuar me rotacione që nuk pjellin ndryshim, rrallë kemi parë që një elitë që ka zënë rrënjë, që ka krijuar përreth saj klientelën financiare, ka uzurpuar një pjesë të mirë të shoqërisë civile dhe mediave, të arrijë të përmbyset me zgjedhje. Natyrisht ka ndodhur dikur në Beograd, kur opozita e kohës me në krye Zoran Xhinxhiqin hodhi poshtë pushtetin e Millosheviçit. Ngjau edhe tani së fundi në Podgoricë, kur një koalicion laraman partish e nxori në opozitë vllazërinë e përjetshme të Gjukanoviçit. 

Por të dyja rastet, sado të suksesshme të kenë rezultuar, kanë qenë në thelb lëvizje anti. 

Risia e Vetëvendosjes është se ajo mbart me vete një alternativë dhe një projekt. Ajo ka një koherencë ideore, një këndvështrim për botën, një propozim për shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, që e ka shpënë në një rritje galopante në katër palë zgjedhje, duke e çuar progresivisht nga 13% në 2014, në fitoren e shumicës sot.         

Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë tejet kritike me dogmën neoliberale të tranzicionit postkomunist, që krijoi një kastë të pasanikësh të kamur padrejtësisht, përmes privatizimeve të egra, krijimit të monopoleve dhe konkurencës fiktive. Ajo e ka luftuar këtë model, që edhe në Kosovë ashtu si në të gjithë rajonin, ka prodhuar shumë papunësi, pabarazi dhe emigrim masiv drejt shteteve më të pasura që aplikojnë politika më sociale. 

Pikërisht për këtë qasje, një grup prej 77 intelektualësh të së majtës botërore, me në krye Slavoi Zhizhekun, bënin thirrje për të votuar këtë herë Vetëvendosjen, si një alternativë ndaj paradigmës neoliberale përballë të cilës duhet të rreshtohen të gjithë ata që përbëjnë frontin kundër saj.  

Modeli që mbron VV, ai që Kurti e lexoi në progarmin e qeverisë së parë, për “kthimin e sensit të barazisë në shoqëri”, është një refren i padëgjuar në këto anë. Po ashtu zotimet për të qenë një kabinet për mbrojtjen e punëtorit dhe mos lejimin e shfrytëzimit të orëve të tij të punës, tingëllojnë si herezi në një mjedis ku kryeministrat e tjerë i ftojnë investitorët që të derdhin paratë në një vend ku nuk ka sindikata.

Edhe zotimi për shkrirjen e agjensisë së privatizimit për të krijuar Fondin Sovran, që do të menaxhojë pasuritë e Kosovës, apo krijimi i Bankës Zhvillimore që do të financojë sektorët produktivë të ekonomisë, që nxisin punësimin, janë praktika të patestuara më parë. 

Ato së bashku premtojnë një shoqëri më të ndershme, më të drejtë, më pak të polarizuar, shkurt më të mirë dhe më të jetueshme.

Pra, rëndësia e referendumit, apo e revolucionit me votë që prodhuan zgjedhjet e 14 shkurtit nuk është vetëm tek zotimet standarte që premtojnë kudo opozitat, ato për çrrënjosjen e korrupsionit, largimin e hajnave, apo mbylljen e kapitullit të klanit pronto. Ai nuk është as thjeshtë ndëshkimi i një klase politike të pa aftë e të prapambetur, që i mbush boshllëqet e saj me servilizmin proverbial ndaj të huajve. Ai nuk mund të reduktohet as me largimin e atyre që udhëhiqnin sipas parimit: “ju votoni, ne vendosim”.

Jo dhe jo. Thelbi i tij është se ai propozon zëvendësimin e një modeli shoqëror, me një të ndryshëm. Prandaj ajo që është duke ndodhur në Prishtinë nuk ka rëndësi vetëm për Kosovën. Ai është një test për gjithë Ballkanin perendimor. Ai vlen si një provë për të parë nëse shteti i vërtetë social mundet ti japi fund eksperimetit shkatërrimtar neoliberal që po kopjohet kudo njësoj, që pas rënies së komunizmit. Ai ka rëndësi për të kuptuar nëse rotacioni i prodhuar nga zgjedhjet gjen dot forcën për të ndryshuar dhe politikat. 

Në këtë sens, ajo që po ndodh këto ditë është e pa precedent. Më shumë sesa për të sotmen ajo ka vlerë si një perspektivë për të ardhmen e të gjithëve ne.

Prandaj kundërshtarët realë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes nuk janë, as kasta e vjetër që ai i ka mundur, as ata që do e luftojnë me ç’do mjet, madje as liderët e tjerë të rajonit, që po e vëzhgojnë me çudi dhe frikë, rritjen e pa imagjinueshme që ka realizuar, duke besuar në qëllime dhe mjete krejt të ndryshme nga të tyret.

Armiku Albinit mund të jetë kryeministri Kurti. 

Rreziku i vërtetë i tij do të jetë tradhëtimi i revolucionit të arritur me votë, në emër të sirenave që ftojnë çdo kënd për të menduar vetëm për jetëgjatësinë e pushtetit.

Askush sot nuk mund të vërë bast, nëse në rastin e Kosovës, profecia e Orruellit se të gjitha revolucionet përfundojnë në një dështim, do të përgënjeshtrohet. Askush nuk mund të dalë garant se as ne, nuk do të përjetojmë para syve tanë, lëngatën e turmave të frikësuara nga tradhëtia e liderit, të cilën e përshkruan aq bukur Malaparte. 

Por edhe pa këto këto siguri absolute, sërish, ajo që po ndodh këto ditë është e pa krahasueshme. Qoftë edhe vetëm si mirazh, apo qoftë edhe vetëm si ftesë, që na bën të ëndërrojmë dhe të diskutojmë për një shoqëri të ndryshme, fitorja e Vetëvendosjes ka vlera historike. Prandaj le ta shijojmë këtë datë që na dëshmoi se shpresa për ndryshim nuk ka vdekur. Por bashkë me të, të nesërmen e festës, le të përgatitemi të jemi edhe gardianë të vlerave dhe parimeve që na sollën deri tek ajo, duke e mbrojtur atë me çdo kusht, madje dhe nga vetë Albini po qe e nevojshme.

©Lapsi.al

28 Comments

  1. Në botën shqiptare kështu vijnë diktatorët…Zogu,Hoxha,Berisha dhe Rama erdhën në pushtet jo vetëm në mënyrën”publicitare ” të Tërmetit,por edhe si Shpresa e Madhe…..
    Por të gjithë,absolutisht të gjithë dështuan…..!
    Zoti e ruajtë Kosovën nga fitues të tillë….!

    1. Shume dakord me vezhgimin tend. Por sic theksohet ne fund te artikullit ,na takon ne qe voitojme dhe sjellim ne pushtet dike ta kundershtojme. Vija e pare e qendreses duhet te jene anetaret dhe votuesit e partise ne pushtet. Tek militantet e partive nuk duhet te mbizoteroje revanshizmi i stili ,tani qe erdhem ne pushtet do tua tregojme ne kundershtareve. Puna e mire ne qeverisje eshte hakmarrja me e mire ndaj kundershtareve politike dhe gjithe energjia duhet fokusuar atje. Nejse se e zgjata. Uroj me gjithe shpirt qe te mos jete ashtu si thua ti.

  2. Kjo nuk eshte pune sistemesh o Andi. Free market works problemi ne kosove po dhe ne Shqiperi eshte mungesa e lirise ekonomike, qeveria duhet te nderhyje sa me pak ne treg jo te vendose cdo gje dhe ne menyre arbitrate. Perderisa kompanite me te medha punojne me leke publike kjo tregon se aty cdo gje kontrollohet nga qeveria dhe nuk ka free market. Jepi njerezve lirine dhe gjerat do behen me mire.

    1. Zogu e beri Shqiperine te njihet si shtet, e te rrespektuar ne europe e bote ,me ekonomi te forte ! o balo, e qe shqiptaret leviznin te lire ne te gjijthe boten! Keto, Zogu i beri ne me pak se njezet vejt; ndersa endhjeri dhe kelyshet e tije e shkaterruan! Tani, o balo duhen njeqind vjet qe Shqiperia te vije atja ku e la Zogu, me ekonomi te fote dhe mireqenje qe nuk e ishte pare njohur e nuk eshte njohur deri me sot ne te gjithe historine shqiptarei! Prandaj lexo historine e vertete jo ate qe te ka dhene endhjeri, e pastaj jep mendim o balo ne historine e vendit!Tung o trung !

  3. Jeni duke e “marrë në qafë” Albinin dhe Kosovën me këto teorite e tufëzimit dhe koperativave. I del e i tepron Qosja si këshilltar.

    Prioritare dhe çështje numër 1 duhet te jete vetëm zgjidhja e çështjes me Serbinë. Partitë e tjera humbën se dështuan në këtë drejtim. Dhe referendumi ishte në lidhje me marrëveshjen me Serbinë dhe zvarritja e saj ne dekada e jo për teorite majtiste revolucionare. E kundërta është iluzion.

    Deklarimi se per LVV nuk është prioritare zgjidhja me Serbinë ka per tu kushtuar shumë shtrenjtë. Me çfarë do i ftojnë investitorët në një vend në konflikt territorial? Me sindikata dhe shtetëzime?

    Mos harro se lista e Albinit është koalicion i përbërë aty ka nga i gjithë spektri dhe llojet.

    Nuk ju pëlqen Vjosa se është e të djathtës dhe as e përmendni dhe e nënvlersoni edhe pse ka sjellë një lumë me vota, dhe ka shumë deputete të saj aty.

    E nëse doni ta dështoni qeverinë Kurti futeni dhe shtyjeni në teori ideologjike eksperimentale majtiste dhe jo në çështje imediate thelbësore.

    1. Andi Bushati, Armando Shkullaku,Lubonja ,Andi Bejtja dhe Lapsi.al e kane perkrah VV te pakten prej me shume se nje viti, keshtu qe une si votus i VV i falenderoj. Njekohesisht i lus qe Albinit te vazhdojne ti japin keshilla te dobishme por jo si disa nga keto qe paska permend Andi Bushati,sepse pak te drejte ka Che guevara. Nqs Kurtika qeveris me nje program ekstrem te majte, ia ben gropen vetes. Besoj e ka kuptu edhe Vetevendosja, edhe ju gazetaret e nderuar qe e mbeshtesni, qe populli nuk e votoi se jane parti majtiste radikale, bile jo vetem per arsyen se eshte levizje nacionaliste,por e votoi per aryset qe dihen. Ju them nje dicka qe besoj e di edhe Kurti dhe te gjithe. Vetevendosja nuk eshte votu kaq shume si tani, vetem per arsye se kundershtaret kane bo propagande te madhe, duke e etkiketu VV si parti komunsti dhe antimaerikane,se perndryshe do e kishte pas kete mbeshtetje gjithmone. Tash i besuam se ato jane propagande e kundershtareve, por nqs Kurti ben gabim dhe behet i majte radikal me tipare komuniste, apo na prish me amerikanet, te jete i sigurte Kurti qe ne zgjedhjet e tjera sdo te fitoje as 20%. Ky eshte shansi i fundit per ta tregu veten. Ju lutem ne te tjeret mos ti bejme presion te behet komunist apo antimaerikan,sepse ia bejme varrin,atij dhe Kosoves.

  4. Ne fakt, ceshtja e dialogut me Serbine qe kthyer ne retorike pa fund. Nje lloj gracke,si nje rrjete merimange qe eklipsonte gjithe ceshtjet e tjera. Nje alibi pa fund per te mbuluar dhe arsyetuar deshtimet dhe mungesen e performances qeverisese.
    Ka shembuj ne bote,mund te vecohet Izraeli,qe perparojne e konsolidohen si shtet dhe si shoqeri,edhe pse me kembet ne prush! Nese Kosova do beje progres me mireqeverisje,do shikoni qe do jete Serbia qe do trokase per dialog pa kushte madje!…

  5. Asgje e re nen diell. Keto politikat e Albinit kane te pakten qe pas L2B qe jane aplikuar apo advokuar ne perendim. Konsensusi neo-liberal i pas viteve 70′ erdhi pas rrenimit ekonomik qe shkaktuan pikerisht keto politikat progresive. Pavaresisht se ky konsensus demtoi klasen punetore ne perendim qe edhe sot bash per kete arsye mbeshtet populistet, ai ja doli te nxjerre miliarda njerez nga varferia dhe mizerja totale, perfshire Shqiperine, dhe ne perspektive krijoi boten me te mire qe kemi pasur ndonjehere. Kur politikat progresive deshtuan ne perendim ku shteti te pakten eshte i pergjegjshem imagjino pak Kosoven.
    Ne fakt edhe vete Albini ka 15 vjet qe i trumbeton te njejtat gjera por kurre nuk kishte marre kete mbeshtetje.
    Mbeshtetja qe mori ishte nje vote dinjiteti e nje populli qe nuk e pranoi poshterimin dhe tradhetine qe iu be votes se tij ne mes te pandemise. Kjo tregon me shume meritat e popullit atje sesa te Albinit qe pothuajse nuk u ndje fare ne kete 1 vit, dhe qe ne ato pak muaj ne pushtet nuk eshte ekzagjerim te thuash qe beri me shume dem se solli dobi.

  6. Zogu e beri Shqiperine te njihet si shtet, e te rrespektuar ne europe e bote ,me ekonomi te forte ! o balo, e qe shqiptaret leviznin te lire ne te gjijthe boten! Keto, Zogu i beri ne me pak se njezet vejt; ndersa endhjeri dhe kelyshet e tije e shkaterruan! Tani, o balo duhen njeqind vjet qe Shqiperia te vije atja ku e la Zogu, me ekonomi te fote dhe mireqenje qe nuk e ishte pare njohur e nuk eshte njohur deri me sot ne te gjithe historine shqiptarei! Prandaj lexo historine e vertete jo ate qe te ka dhene endhjeri, e pastaj jep mendim o balo ne historine e vendit!Tung o trung !

  7. Suksese Albinit?
    Po udheheqesi rilindas Edvin Rama, a ndjehet aq i majte sa koleget e tij evropiane qe perkrahen Albinin?
    A do ta uroje per fitoren?
    Apo ne thelb thjesht ka frike nga kjo fitore???

  8. DULLA KOTI ,BATON HAXHIU,YMER GELBAZA,EDI RAMA ,TANI VETEM BREKET DO TI ULIN PARA RICHARD GRENNELL-it thotë:

    OR ZOTI ANDI ME VJEN KEQ SE SONTE DO TE DEGJONI ZAGARET E TREDHUR NGA BOLET NGA RDI RAMA DUKE PJERDHUR,BATON HAXHIUN ,YMER GELBAZA KELLIREN ,KOL SALLAKUN -SKYPE DHE CA ZAGAR TE TJERE DUKE SHFRYR MLLEFIN NDAJ ALBIN KURTIT DHE VJOSA OSMANIT- JU LUTEM ZOTI ANDI VETEM VEREJE BATON BYTHQ NUK KA FJALE TJERA VETEM THOTE -E PARA E PUNES -E PARA E PUNES -E PARA E PUNES

  9. Yes Shoku Lenin.
    Ju punoni,Ne udheheqim.
    Kurti edhe Pak do behet si Haxhi Qamili,me nje plan revolutionar me sistem kapitalist.Lakra lakra mish jahni.
    Shoku Lenin tha–qe ta fitosh pushtetin eshte shume e veshtire,por qe ta mbash eshte 100 here me e veshtire.
    Karakteri anarkist I Kurti nuk ecen aspak me oportunitetin e shtetit kapitalist.
    Bushati ka bere nje krahasim Dy gjuhesh por nuk e fsheh dot rrumpallen ekonomike te VV.
    Kurti ishalla nuk vendos bomba se ethet e shtetit Jane si puna e floririt..,qe nuk ngopesh kurre.

  10. Ne Shqiperi nuk ka pase ndonjihere te majte , komunizmi ka kene diktature injorantesh , halabakesh te gjithe prej zones operative nr 1 .
    Albin Kurti mund te jete i majte me bindje po i majte Evropian , e i majti Evropian nuk prish xhamija e kisha , nuk grabite prona , nuk burgos pronar e turturon per tiu grabite pronen , nuk pushkaton klerik , nuk rrethon vendim me tela me gjemba e shume maskarallee qe ka ba komunizmi tek ne , pra une mendoi se Albin kurti eshte nje e mire e madhe per Kosoven dhe per te gjith Shqiptaret.

  11. U angazhua i gjithë shteti, çdo ministër mori nga një njësi apo mini-bashki siç quheshin më parë. Avionët sollën zgjedhës nga e gjithë Europa, nga Greqia autobuzët nuk u ndalën. Të gjithë në këmbë për fitoren e Lulit, që në fakt ishte e Sali Berishës, pasi bashkëshorti i Aurelës humbi me 11 vota, megjithëse Edi Rama kandidonte për herë të 4-ët në Tiranë, prej 6 vitesh ishte kryetar i PS. Kujtojmë hapjen e kutive nga Arben Ristani, për rinumërim, që solli fitoren e Lulit me 86 vota.

    Një meritë të madhe në këtë “fitore” ka dhe i ndjeri Hysni Milloshi që mori 1394 vota komunistësh.Fitoret e lulzimit sipas gruas hollandeze qe nuk e ka votuar asnjehere burrin lulzime

  12. Ide te patestuara? Ka plas malli keq andej. Ca je tu thon shoku. Keto jane te gjitha ide komuniste qe testohen ka 100 vjet edhe prap te njejtat rezultate sjellin. Venezuela eshte shumbulli me i fundit. Ti je nipi Hysniut tone komunist, s’do mend qe keto ide i quan te patestuara, E ke komunizmin ene ti ne gjak. Ah sa gjynof per ate vend dhe per ate rajon. Vazhdu shoku flit percart se te nigjojn budallejt atje. Kosova, Venezuela e re e Ballkanit Perendimor.

  13. Nese fati i keq i Shqiperise ben qe KM-ja te marre perseri pushtetin me 25 Prill (pavaresisht se ne

    c’menyre) atehere ky do te luaj gjithe guret brenda e jashte Kosovers , do te investohet me te gjitha

    mjetet per ti prish pune dhe per ti minuar sa te mundet rrugen qe ka nis Albini, sepse ai e din shume

    mire se krahasimi me Albinin do behet ne menyre te pashmangeshme dhe do duket me mire pushteti

    i tij i shemtuar , korruptiv e antinjerzor do te kuptohet me qarte se brenda shtatlartesise se tij prej

    2 metrash fshihet nje njeri shpirtvogel, i mbushur me negativitet dhe i dashuruar me veset e tij.

  14. Lulzim Basha: Kam vuajtur si student. Aurela s’ka çfarë bën tani dhe më nxjerr videot intime,carponi Shpellkare te shikoni videot intime te lulzimes me arjetin

  15. Askush nuk degjon,askujt mos i thuaj gje sepse asgje nuk zgjidhet.Te gjithe vrapojne dhe turren drejt pushtetit dhe prap skena perseritet.
    Bushati me heq malle sepse nuk cmallem dot me rrumpallat qe ka thene dhe thote Kurti.Edhe para 200 vjeteve ishte parrulla-duhet ndryshim dhe asgje nuk u ndryshua.
    Ekonomia e Kurtit eshte si nje tren elektronik por qe punon me qymyr guri ndersa politika e jashteme eshte ajo e nje qeni te zgjidhur nga zinxhiret qe kafshon kedo edhe vete te zotin e shtepise.
    Me opnione artistike dhe krahasime nuk udhehiqet shteti.
    Neise ,Bushati ne gjithe ate kohe te keqe ja doli te beje dicka pozitive—-u kthye ne shtepi .

  16. Kështu e këta-familja Berisha, shkatërruan klubin Partizani! Paraja që Sali Berisha e mbulon me ideologji”, shkruan Braçe.

    Për këtë kompleks me përmasa 26.000 metra katrorë, në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i Berishës është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.

  17. Sot, shqiptarëve u duhet sërish të zgjedhin mes së tashmes problematike të Edi Ramës dhe alternatives se tij, opozitës, qe nuk shkëputet dot akoma nga hijet e së shkuarës së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

    Ky i fundit, bile, në sfide me nervat dhe stresin, është kthyer sot në flamurtar të ndryshimit, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

  18. Një titull karakteristik dyzues i Bushatit.
    Albini revolucionar e Kurti kryeministër.
    Kam bindjen se jo shumë kohë më pas, do të diskutohet Kurti se a është më mirë të hedhësh bomba me gaz lotsjellës në parlament, apo ato bomba tju a hedhësh qytetarëve deri në shtëpitë e tyre siç ka bërë Rama..
    Edhe Rama, ngaqë u rrjeshtua me ish Partinë e Punës, nga Bushati është konsideruar si “revolucionar” në 21 janarin e 2011-ës, po ku na çoi revolucioni i tij ?
    Me thirrjet për ndryshim erdhi në kryeministri Edi Rama.
    Me thirrjet për ndryshim erdhi edhe Albin Kurti.
    Ramën nuk e kap dot për punë bindjesh ideollogjike pasi ai e ka deklaruar me kohë se unë jam artist e prandaj aktron komikun.
    Kurti ka tjetër portret politikani.
    Është dishepulli i Adem Demaçit që e kaloi jetën në burgjet e Serbisë, si një idhtar i flaktë i Enver Hoxhës.

  19. Edhe me aq provohet qartë se rrëmbimi i asaj prone ka qenë objektiv i pushtetit të tij. Operacioni ka filluar tre muaj pasi Berisha ka ardhur në pushtet dhe është ndjekur dhe mbështetur në çdo hap me firmën e tij dhe vartësve të tij, duke bërë të mundur jo vetëm që toka e shpronësuar një herë nga italianët të rikthehej tek ata që e kishin shitur, por dhe në fund të operacionit, për shkak të “firmës” së Berishës dhe pushtetit të tij, dhëndri i vet, të përfundojë nga një pronar me 1/64 e pronës së pretenduar, në një pronar me 35 për qind të pasurisë së prodhuar nga kjo pronë.

    Diferenca mes 1/64 dhe 35 për qindëshit është afërsisht 33,5 për qind e pasurisë, që i bie se është taksa e pushtetit të Berishës në favor të vajzës së tij, përfaqësuar nga dhëndri, mbi ortakët e tyre.

  20. “Zoti Berisha ka qenë dhe mbetet një vlerë dhe një aset i Partisë Demokratike. Përvoja e tij është e jashtëzakonshme dhe është vënë gjithmonë në shërbim të demokracisë dhe të interesit të shqiptarëve”.

    Ky është vlerësimi që “politikani perëndimor” Lulzim Basha ka për njeriun politik të cilin, për shkak të sjelljes së tij vulgare, anadollake dhe kriminale, shumica e shqiptarëve e konsiderojnë, me të drejtë, si një bandit dhe regjimet e drejtuara prej tij bota perëndimore i cilësonte “regjim gangsterësh”, ndërsa personalitetin e tij kur drejtonte opozitën e etiketonte si “një ordiner i rrezikshëm”.

    Nuk do shumë mend për të kuptuar se togfjalëshi “ordiner i rrezikshëm” do të thotë kriminel që duhet burgosur për shkak të rrezikshmërisë që paraqet për shoqërinë. Mirëpo “shpëtimtari” ynë Lulzim Basha, duke pasur të njëjtin formim dhe moral si idhulli i tij politik, përpiqet të na e shesë ordinerin e rrezikshëm, Sali Berishën, si një pasuri kombëtare e cila duhet ruajtur më shumë, më gjatë dhe më mirë se thesari i shtetit në Krrabë kur “një katundar me mushkë” na vodhi gjithë arin që kishim dhe askush tjetër, deri tek Kryeministri Ilir Meta, nuk mbajtën asnjë përgjegjësi.

  21. A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.

    Hijet lëvizin ngado.

  22. Një listë të cilën e kërkon baza e Partisë Demokratike prej 3 muajsh, dhe që akoma nuk po publikohet, dhe mbahet top-secret. Thuhet se “lista është akoma në zyrën e kryetarit”, ashtu siç thuhet se “është Doktori ai që do të japë viston e fundit”.Edhe diskutimi për ta futur edhe në këto zgjedhje emrin e Berishës mbetet i hapur, përsa kohë që ai “nën hije” është edhe kryetar partie, ka bërë që kryetari Basha të mbetet mes hamendësive.

    Lufta mes klanesh në Partinë Demokratike sot më shumë se kurrë, është evidente. Në degët e rretheve si në Elbasan, Durrës, Korçë e Shkodër, ka plasur sherri mes “të deleguarve” të Bashës dhe atyre që mbetën jashtë listave

  23. Nuk ka konkurencë, nuk ka opozitë, dhe tani vijmë tek opozita që do ishte shumë mirë të ekzistonte. Si do të ekzistonte opozita? E para, duhet të ishte në Parlament. Ne kemi një opozitë jashtë sistemit, e cila regjistrohet për herë të parë, rithemelohet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve. Dhe ne jemi fiks në 31 Mars të vitit 1991 kur sapo ishim formuar, shkuam tek presidenti i kohës, Ramiz Alia, edhe i thamë na shty pak ligjin e zgjedhjeve. Domethënë, opozitën shqiptare e kemi pa kontribut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu