• |
ide | kryesore

Humbja më e thellë për LDK-në, Isa Mustafa kërkon mbledhje urgjente të partisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas humbjes së thellë që pësoi në zgjedhjet parlamentare, kryesia e Lidhjes Demokartike të Kosovës do të mbajë një mbledhje urgjente.

Mbledhja pritet të fillojë pas pak. Partia e Isa Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e e kësaj force politike.

LDK nuk ka fituar në asnjë komunë, ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.

Ndërkohë, që janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet forca e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë, me rezultat të thellë. Aktualisht, VV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *