• |
ide | kryesore

“Inter nuk ekzistonte në fushë deri tek penalltia”: Inzaghi i hidhëruar me arbitrimin e rezultatin e ndeshjes

-Instant, Sport



“Keqardhje e madhe, mund të kishim arritur shumë më tepër”. Simone Inzaghi ndjen hidhërim pas humbjes së Lazios së tij në San Siro kundër Inter: “Ishim duke dominuar, nuk kishte fare ndeshje, pastaj ajo penallti ndryshoi lojën – tha trajneri i bardhekaltërve – djemtë nuk e pranuan. Pas penalltisë duhet të shkonim përpara dhe të luanim, por ata u treguan të aftë të mbronin ulët dhe duhet t’i përgëzojmë. Ka shumë keqardhje, por le të shkojmë përpara dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme” shtoi ai.

“Ne e dinim që Interi mund të bënte lojën, ashtu si më pas e bëri, e mbajtëm mirë fushën dhe zotërimin, por kur sheh 3-1 në fund të hidhëron – tha Inzaghi, duke kaluar në analizën e ndeshjes – Bëmë dyfishin e pasimeve, por pastaj u nervozuam dhe rezultati flet vetë. Në pjesën e dytë u përpoqa të vendos në fushë më shumë fizik, por pas 2-1 nuk duhej të pësonin golin e tretë. Mund të kishim arritur shumë më shumë “, përsëriti tekniku kryeqytetas.

Vendimtar për finalen 3-1 ishte Lukaku me një dygolësh e një asist: “Është shkatërrues, e dimë, për fat të keq dëmtimi i Radu na bëri të ndryshojmë planet dhe unë u detyrova të zhvendosja Acerbin. Sidoqoftë, ndaj një lojtari kaq të fortë të gjithë tregojnë limitet. Duhet ta përgëzoj atë si dhe Interin “.

Pastaj tekniku është kthyer tek episodi i penalltisë: “E kam parë përsëri. Djemtë janë të trishtuar sepse gjyqtari ka shkuar i vendosur për ta dhënë kur edhe duke e riparë është e vështirë… Arbitri ishte shumë i vendosur për të shkuar menjëherë tek pika e bardhë. Pastaj pati edhe një konsultë, por djemtë nuk e pranuan. Në fund të pjesës së parë u thashë djemve se duke e parë 10-12 herë mbase mund të jepej, por Fabbrit iu deshën 2-3 sekonda për ta dhënë, sikur të ishte një vendim I dukshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *