• |
ide | kryesore

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Arkiva



Gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha është pezulluar nga KLGJ pas arrestimit me urdhër të SPAK.

Vendimi u mor sot nga KLGJ, pasi GJKKO e la gjyqtaren në masën e sigurisë arrest me burg.

Akuzat që rëndojnë mby gjyqtaren Hoxha janë korrupsioni dhe shpërdorimi I detyrës, pasi në funksionin e saj publik lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.

Bashkë me të u arrestuan dhe 9 persona të tjerë. Rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

“Sot, në datën 15.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.

Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}”, njofton KLGJ.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *