• |
ide | kryesore

Kurti dhe Osmani pas fitores së zgjedhjeve: Nuk do të ketë hakmarrje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurti ka dalë para mbështetësve që ishin mbledhur te selia dhe gazetarëve duke thënë se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi.

“Ky referendum për drejtësi e punë dhe kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, – tha Kurti.

I pari i LVV-së ka falënderuar aktivistët dhe komisionarët për menaxhimin e mirë të procesit zgjedhor si dhe diasporën që udhëtoi në vend për të votuar. Kurti ka falënderuar edhe kundërshtarët politikë për një garë të ndershme.

“Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi”, – tha ndër të tjera Kurti.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, – theksoi Kurti.

Ndërsa kandidatja për presidente nga radhët e VV-së, Vjosa Osmani tha se qytetarët dëshirojnë një kapitull të ri.

“Qytetarët e Kosovës e dinë kur është mjaft, e dinë se është koha për një kapitull të ri. Përgjegjësia që na e keni dhënë është po ashtu një nder i madh. Ky është kapitull i punëve që do të kryhen”, – ka shtuar Osmani. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *