• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu ish-drejtori i AKBN-së i akuzuar për skemë mashtrimi 1.5 milionë dollarë

Arkiva



Ish-drejtori i AKBN-së, Klodian Gradeci, i cili ishte në arrest shtëpia është lënë i lirë. Sipas News 24 gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Gradeci ka mbajtur më parë postin e drejtorit të hidrokarbureve në AKBN dhe u akuzua si i përfshirë në një skeme mashtrimi, e cila dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milion dollarë.

Ai u shpall në kërkim më 6 tetor gjatë operacionit “Akciza” dhe u arrestua nga Policia teksa kthehej nga Turqia.

Gradeci, dhe biznesmeni Isuf Berberi, ishin dy personat që nuk u arrestuan dot mbrëmjen e datës 6 tetor gjatë operacionit të koduar “Akciza”, rezultat i një hetimi mbi abuzimet e kryera nga zyrtarët e AKBN.

Gradeci se së bashku edhe me biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë i kanë shkaktuar një dëm prej 1.5 milionë dollarë buxhetit të shtetit. Nga ana tjetër, Denis Durrësi, drejtor i Drejtorisë Ekonomike tek Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, e vartësi i tij, inspektori Qani Hoxhaj u arrestuan, bashkë me dy inspektorë tatimorë, Arben Doda e Simon Marku, dhe biznesmenin Naim Kasa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *