• |
ide | kryesore

Lirohet nga burgu ish-drejtori i AKBN-së, u arrestua për skemë mashtrimi 1.5 milionë dollarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Klodian Gradeci, ish-drejtor i AKBN-së është liruar me detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës.


News 24 njofton se Gradeci ishte në arrest shtëpie. Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë dhe u la sot në fuqi nga Apeli.


Më herët, Gradeci ka mbajtur postin e drejtorit të hidrokarbureve në AKBN dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Ai është i akuzuar si i përfshirë në një skeme mashtrimi, e cila dyshohet se ka shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 milion dollarë.

Burime bëjnë me dije se Gradeci ishte ndaluar në Rinas kur sapo kthehej nga Turqia ku ishte larguar pak ditë para finalizimit të operacionit ku u arrestuan disa zyrtarë të tjerë për të njëjtën skemë mashtrimi.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar fillimisht Gradecit, masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1 299 000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar pak ditë më parë (Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) bashkë me Klodian Gradecin kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Ndërsa punonjësit e administratës tatimore Arben Doda dhe Simon Arku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568 000 USD.

5 Comments

    1. O Qytetar trapi (me fal se nuk dua te te ofendoj), po ca po thua more, meqe u leru ky hajde te lerohet dhe ai kirurgu qe kush nuk i ipte leket e lete me vdek???
      A je ne terezi!!!

  1. po pano soko me ate hajditin b pesha kur do i hapin dosjen se ata kane bere namin ke akbn Tani pano jep dhe men si ekonomist

  2. PALAÇOT E POLITIKES NUK DENOHEN KURRE
    EDHE PSE JANE KETE QE PO E SHATERROJNE KETE VEND
    VETEM REVOLUCIONI BON FAJDE PER KETO KURVA TE POLITIKES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu