• |
ide | kryesore

Lufta ndaj informalitetit, tatimet do të kontrollojnë pasuritë e biznesit

-Instant, Lajme, Të fundit



Lufta ndaj informalitetit gjatë vitit 2021 do të kalojë në një nivel tjetër dhe do të përqendrohet kryesisht në dy linja, sipas programit të fundit ekonomik të qeverisë.

E para, zbulimi i të ardhurave globale të padeklaruara nga taksapaguesit dhe individët, përmes shkëmbimit automatik të informacionit mbi llogaritë financiare në 2021 e në vazhdim, nën Standardin e Përbashkët të Raportimit në OECD.

E dyta synon ndërtimin e Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve (materiale dhe financiare) me qëllim ngritjen e një sistemi për të verifikuar dhe për të gjurmuar të ardhurat e taksapaguesve dhe kontroll më i plotë i pagesave të bëra për taksat e pronës, njofton Ministria e Financave.

Regjistri i Pasurive të Taksapaguesve do të kalojë nëpër 3 faza. E para synon krijimin e Regjistrit me pasuritë përkatëse. E dyta synon shkëmbimin e të dhënave në internet dhe e treta, analizimin e të dhënave me raportet dhe pasqyrat financiare të bizneseve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon të luftojë evazionin duke verifikuar fshehjen e të ardhurave në llogaritë jashtë vendit nëpërmjet Shkëmbimit Automatik të Informacionit. Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet. Sipas Ministrisë së Financave procesi i fiskalizimit do të jetë një hap tjetër për luftën kundër informalitetit. Fiskalizimi pritet të ndihmojë në trajtimin e evazionit fiskal, mashtrimit tatimor dhe informalitetit, duke përdorur monitorimin në kohë reale të transaksioneve financiare ndërmjet tatimpaguesit.

Shqipëria ende vuan nga një nivel i lartë i evazionit fiskal. Me gjitha masat e marra të ardhurat e grumbulluara në buxhet nuk kalojnë të 27% të PBB niveli më i ulët në Europë dhe Rajon. Evazioni është burimi kryesor për rritjen e të ardhurave, një objektiv që nuk po mund të realizohet nga qeveritë e vendit tonë./Monitor



4 Comments

  1. “”” ndërtimin e Regjistrit të Pasurive të Tatimpaguesve ”” ???
    Pse akoma nuk eshte krijuar ky regjister. Me sa mbaj mend une kjo iniciative ( kerkese e B.B) ka nisur qe ne 2009.
    Pra i bie qe keto 11 vite dikush e ka marre rrogen kot ne ministri.

  2. Epo kryehajduteria globale bb fmn do ti rrukan shqipot mir. meqe ra fjala kush i mori parat e shqiptareve ne 97?!

  3. Paska ngelur troke rilindja me duket , do na hyjne me kallash neper shpia te na marrin leket tani me duket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *