• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Bllokohen tre njësi administrative në Gramsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e dëborës dhe furtuna kanë bërë që në rrethin e Gramshit, të bllokohen tre njësi administrative.

Në 20 fshatra të tre njësive administrative, energjia elektrike mungon .

Sipas drejtorit të mirëmbajtjeve të Rrugëve pranë Bashkisë Gramsh Luan Kokla, për dy njësitë aministrative Kukur dhe Poroçan janë nisur grupet e punës, ku sot mund të bëjmë të mundur hapjen e rrugës pasi trashësia e dëbores dhe akulli janë të mëdha.

Në fshatin Rovje u bë e mundur hapja e rrugës, por qarkullimi bëhet i detyrueshëm me zinxhirë, për shkak të akullit.

I bllokuar është edhe aksi rrugor Gramsh – Korçë në një gjatësi prej më shumë se 4 km.

Pranë fshatit Maliqopar, dëbora dhe akulli janë në trashësi të mëdha. Ky aks rrugor nuk është në varësi të bashkive, por mirëmbahet nga një firmë konçesionare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *