• |
ide | kryesore

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



ARRSH ka dhënë informacion zyrtar lidhur me gjendjen e akseve rrugore teksa njofton se reshjet e borës kanë pushuar në gjithë vendin. Sipas informacioneve zyrtare, aksi i cili dje u bllokua prej orësh totalisht Qafë Thanë-Doganë qarkullohet me një korsi, kurse në rajonin jugor të gjitha akset janë të hapura.

Ka vetëm disa akse në rajonin verior dhe qendror të cilat kanë nevojë për qarkullim me zinxhirë teksa ARRSH i bën sërish apel drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri e zinxhirë.

?INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE
?Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
?RAJONI VERIOR
Qarkullohet me zinxhirë:
Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.
?RAJONIO QENDROR
Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.
Qarkullohet me zinxhirë:
Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë Qafë-Mollë, Trau Djatit Teleferik, Lunik–Fushë Studë-Klenjë, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë.
?RAJONI JUGOR
❄️Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
#



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *