• |
ide | kryesore

Prania e akullit në rrugë, 31 qytetarë pësojnë fraktura

Arkiva



31 qytetarë kanë pësuar fraktura gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan si pasojë e pranisë së akullit në rrugë dhe trotuare.

Katër raste me fraktura më të rënda janë nisur drejt Spitalit të Traumës, shkruan Panorama.com.

Gjatë natës qarku i Elbasanit është gjendur në temperatura të ulëta, nën zero gradë, gjë që ka sjellë ngrica.

Aktualisht situata në rrugët e qytetit paraqitet problematike si pasojë e ngricave, ndonëse institucionet kanë hedhur kripë dhe skorie në rrugë.

Në bashkinë Elbasan kanë dalë në rrugë mjetet dhe punëtorët po hedhin kripë në rrugët e brendshme dhe disa trotuarë kryesorë të qytetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *