• |
ide | kryesore

Prapaskenë në dhomat e zhveshjes: veprimi i De Laurentiis vendimtar në fitoren me Juventus

-Instant, Sport



Tre pikë kundër Juventusit dhe një penallti për të zhdukur javë pakënaqësie. Me golin e Insigne ndaj bardhezinjve, në shtëpinë e Napolit u kthye qetësia, edhe përreth Gattusos, pas shpërthimit të trajnerit dhe shigjetave drejt presidencës. Pikërisht nga De Laurentiis, megjithatë, para ndeshjes kundër Juventusit, ka ardhur gjesti sigurues: presidenti ka zbritur në dhomën e zhveshjes dhe para të gjithë ekipit ka konfirmuar zyrtarisht Gattuson, pavarësisht nga rezultati.

Lajmin e bën të ditur Repubblica, që shpjegon se vendimi u mor pavarësisht rezultatit me bardhezinjtë. Sigurisht që të tre pikat i kanë dhënë qetësi dhe entuziazëm një ambienti, që në periudhën e fundit ishte i trazuar për shkak të ndonjë humbje të papritur dhe për një situatë në pankinë të gjithën për tu sqaruar, por gjesti domethënës ka ardhur direkt nga De Laurentiis, i cili zbriti në dhomën e zhveshjes, para ndeshjes kundër Juves, për t’i thënë të gjithëve, përfshirë ekipit, se pavarësisht rezultatit ata do të shkonin përpara me Gattuso. Për pjesën tjetër u kujdes fusha dhe lojtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *