• |
ide | kryesore

Rama: Dritat ikin edhe në Amerikë, Belinda hipi në borëpastruese që të dëgjohej

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe pse ka mbledhur gazetarët dhe mediat për të pritur 7020 dozat e vaksinës anti-Covid nga “Pfizer”, kryeministri Edi Rama foli edhe për problematikat e krijuar gjatë ditëve të fundit nga dëbora.

Duke iu përgjigjur kritikave që ka pasur për menaxhimin e situatës, ai u shpreh se asnjë borëpastruese nuk është shpikur për të mbledhur dëborën në ajër.

“Asnjë borëpastruese nuk ka arritur që të mblidhet bora në ajër. Ka pasur propozime që të hidhej kripë përpara se të binte bora. Ose këtu janë sytë aq të mprehtë që e shquajnë menjëherë por preken dhe thonë që në Shqipëri përdoren lopata. Çfarë të përdoren, raketa? Athinën besoj e patë se në çfarë gjendje ishte. Këtu kemi qenë, për të mos bërë asnjë krahasim të tepërt. Kur bëj krahasime me vende që kanë qenë shumë herë më shumë të përgatitura, i bëj për të thënë që kur ndodh atje, po këtu? Mund të ndodhë që të bllokohej komplet rruga e kombit. Të humbnin jetë njerëzish. Stuhitë e dëborës dy gjëra sjellin, bllokim rruge dhe mungesën e energjisë elektrike”, tha Rama.

“Para se të vija këtu pashë një raport, të familjeve që janë pa drita në SHBA tani që flasim nga dëbora, a e dini sa janë? Nuk ishin të gjitha shtetet në atë raport dhe unë 3 milionë konsumatorë familjarë pa drita.

Sigurisht nga stuhitë e dëborës këto gjëra ndodhin, ashtu sikur ndodh të bllokohen rrugët, pasi asnjë vend nuk ka shpikur mbulesë speciale për dëborën. Asnjë borëpastruese deri më sot nuk ka arritur shkenca ta bëjë që ta mbledhë borën në ajër. Këtu ka pasur propozime që të hidhej kripë përpara se të binte dëbora. Athina besoj e patë gjendjen që ishte, bllokim nga të katërta anët”, shtoi Rama.

Sa i përket hipjes në borëpastruese të ministres Belinda Balluku, Rama deklaroi: “Mund të kishte ndodhur edhe këtu që larg qoftë të kishte humbje jete, ndërkohë në Janar kërkoni sa jetë të humbura ka në vendet e BE-së.

Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë e tillë. Por ama rrugët u zhbllokuan në kohë rekord. Sepse u puna. Ministrja në mes të dëborës dhe stuhisë futet në borëpastruese që të dëgjohet kur flet, këtu bëhet nami. Ndërkohë ajo e shpreh vetë, se thotë po hipi në borëpastruese se nuk dëgjohet. Të hipësh në borëpastruese është keq, të mos shkosh është keq”.



19 Comments

  1. Si shoku Vojo tankut, e???

    Amerika wenka pa drita,e????

    Po ne Sahara qe s’e kane pare driten elektrike ndonjehere me sy????? Jo re po ne rrojme te lumtun’ ne!(Fadil Hasa)

    1. Nesa makina, kamijona, motora, autobuza, ka hypur Belinda jote, kur punonte baxhell, tek semaforat, ne Greqi, aq te mira qofshin

  2. Hahaha ca bythqimi e pa qe lane nam dhe e gjeten zgjidhjen, hypi ne borepastruese se nuk degjohej:)))) a thua se u fut brena noj Tesle apo noj studio incizimi dhe aty degjohej. O robqir, 5 cm bore ra dhe te nxorri lakuriq ca mut shteti jemi. I hidhje KRIPEEEEEEe rrugeve pak ore para stuhise dhe kishte mbaru filmi. Ska nevoje te besh sikur u be apokalips me 5 cm bore dhe ju e kthyet ne normalitet. Kafshe njeri!

    1. Ktij karit po ti thush qe po vdesin njerez me shifra alarmante, te thot qe edhe ne Amerike po vdesin
      Po ti thush qe spitalet skane më vende, te thote qe edhe ne Amerike ska vende.
      Po t’i thush cdo gje, ta gjen qyfyren duke permendur Ameriken!

    2. Si duket ka pas qene pa korent dhe ka marre hua prizen e shoferit te borepastruesit… dhe pastaj i ka ardh audio me video

  3. Krahason vorteksin polar në tokën e Uraganeve me 3 cm borë në Milot.

    Kur s’kishit çfarë i bënit stuhisë, pse hapën policat proçedim ndaj firmës që mirmban rrugën?

    Kishte minimumi një javë që ishte lajmëruar ajo “stuhi”. Pse nuk i bllokuat rrugët por i latë hapur kur e dinit që e kishin vjedhur kripën?

  4. Ju i sherbeni ketij te mallkuari njeri,ju meshiroj !
    Do zoti ne familjet tyaja ua kthefte zoti i madh !
    Me aq bore qe ra dhe kolapsi total veri e jug qe pesoi ky vend leshi e del dhe tallet apo leshon tymnaja nga shpella erekeqe e vrimes se menderes si asnje ne planet qe e ka ne koke !E kerkon serish vote,ky kriminel ?
    Ju bije bushtrash qe keni votuar Partine Socialiste mos e beni me,keni ne krye te asaj ngrehine te pergjakshme ne vitet e diktatures nje monster,fiks nje monster !
    E shkerrmoqet kete vend me krim,vjedhje,tallje e kerkoni vote ?
    Zemrimi i popullit eshte i madh fare,po fare do tj’u zeje poshte e pasojat do jene te tmerrshme !!!

  5. O E Do, me prrallat e tua vej mocen dhe qent e lagjes ne gjume une.
    Pash nderin, jepi ndonje lek patozit, topallit dhe trashanik spahiut se po i mbarojne leket e nuk kane fuqi me llap mo per ty.

    Pa Shqiperia do behet dru me ty po he mos e vrit mendjen c’thojne gojet lart e poshte.

  6. Ky ka kalu cdo kufi te budallallepsjes e kujton se po flet me kalamjte e kopeshtit. Edhe daja jot Spiro Koleka na jepte dokumentare propagande ne kohen e tij “Vende dhe popuj” nga Afrika dhe na thoshte qe ju vertet merni buke misri me tollona, po te jeni te lumtur nen udheheqjen e Partise sepse ne Afrike skane as buke te hane:). Te qifsha robt o Ramazan se ne cmende dhe robt atyre qe do te votojne ty.

  7. O nene o nene ky ta heq Trurin fare.O karagjoz ketu ne amerike vertet ben stuhi dhe rruget bllokohen por ne qofte se dikush bllokohet ka forca shpetimi nuk te le njeri te vdesesh dhe e dyta edhe drital ikin ne te tilla raste por ngrihen te gjithe sistemi ne kembe qe te rregullohen sa me shpejt TRAP

  8. Nesa makina, kamijona, motora, autobuza, ka hypur Belinda jote, kur punonte si baxhell, tek semaforat, ne Greqi, aq te mira qofshin, or tay!

  9. Ikin dritat edhe ne Amerike. Por ne Amerike shkollat, shtepiat jane me ngrohje. Kripen e hedhin neper rruge pa filluar bora. Borepastruese ka cdo komune ne dispozicion, rruget ne keto raste jane nen vezhgim te kompanise qe ka pergjegjsine per mirmbajtjen e tyre. E kryetari I shtetit nuk shkon ne aeroport per te prit vaksinat por punon e perpiqet per te siguruar te tjera. Ministrat kudo punojne e kontrollojne mvartesit e tyre ne se punojne mire apo hipin ne borepastruese per te talle by..me popullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *