• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron rikthimin e karantinës: Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë ceremonisë së pritjes së dozave të reja të vaksinës Pfizer në Rinas, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët se pse nuk e mbyll sërish vendin, teksa shifrat e koronavirusit janë rritur ndjeshëm, dhe nëse kjo ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama u shpreh se shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por sipas tij, në kushtet që jemi sot për sot, nuk kemi nevojë të karantinohemi. Kreu i qeverisë deklaroi se një karantinë e dytë do të ndikonte negativisht në shëndetin psiqik të njerëzve, ndaj është e rëndësishme që të vijohet me këto masa kufizuese.

“Shëndeti është mbi zgjedhjet dhe mbi gjithçka tjetër, por ne besojmë që në kushtet që jemi sot për sot, nëse mbajmë këtë ekuilibër nuk kemi nevojë të karantinohemi, për 1001 arsye, që i kam dëgjuar me shumë vëmendje edhe nga ekspertët tanë, edhe nga të tjerë, me të cilët komunikoj për të mësuar. Gjithnjë e më shumë po fiton terren shqetësimi i një tjetër pandemie, që është pandemia psiqike. Që do të thotë, i efekteve traumatike të gjithë kësaj kohe dhe të gjithë këtyre shtrëngimeve, ndryshimeve, shqetësimeve, te psiqika e kësaj dynjaje. E treta, do të keni parasysh edhe një gjë tjetër, kur një vend i BE mbyllet, ka një ‘kontro’ evropiane që përgjigjet. Është kollaj të themi hajt ta mbyllim, por pse duhet ta mbyllim. Nëse numrat qëndrojnë në ekuilibër brenda parashikueshmërisë dhe nëse spitalet vazhdojnë shërbejnë brenda skenarëve të parashikuar, atëherë jeta duhet të vazhdojë me ato masa kufizuese që kemi përcaktuar, në mënyrë që njerëzit të marrin frymë, fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, të rinjtë po ashtu.

Prandaj, arsyetimi i ekspertëve tanë është tërësor, jo thjesht një arsyetim mekanik, që hajde ta mbyllim. Nëse njerëzit nuk do të kufizohen, nuk do vënë maskën kur dalin nga shtëpia, nuk do respektojnë ato rregulla minimale, patjetër që ora policore do shkojë duke u ulur dhe kufizimi duke u rritur. Larg qoftë të bëjmë një karantimin të dytë, edhe sikur të jetë ditë votimi. Ky nuk është plan i fshehtë për kutitë e votimit, por po shohim dinamikën hap pas hapi. Dinamika sot na thotë që jemi në ekuilibër. Nuk mund të jetë ilaçi më i dëmshëm, se sëmundja vetë. Ne na duhet që t’i krijojmë njerëzve mundësi që të shkojnë në punë, të marrin frymë, të dalin, të marrin ajër. Studimet e fundit janë alarmante sa i përket efekteve psikologjike të kësaj dynjaje nga e gjithë kjo histori kufizimesh dhe traumash të dukshme e të padukshme”, u shpreh Rama.



14 Comments

  1. Te jem une, o Kumandar i pergjithshem e i pervecem, e mbill qe nesee deri ne oren 13.00 si vjet!
    E hap nja 1 muaj para zgjedhjeve!
    Ata qe do te kene mbijetuar nga Fiqiri do te jene thjesht komunistet e tu qe te te votojne!
    Kjo eshte shkencerisht e provuar sepse Komunisti eshte i pari ne sakrifica dhe i fundit ne pretendime!

    Sic e thone dhe partizanet te filmi ATA ISHIN KATER, ….”ndoshta bimë kjo toke s’do te rrise, por do linde Partizanë!

  2. Je i VONUAR o idjot. Ti nuk degjon specialistet por vendos vete. Degjo doktorin I .Alimehmeti ,degjo specialistet nderkombetare dhe mos perdor ato plakat qe ke vene ne Komitetin e Pandemise qe s’eshte gje tjeter vecse nje zgjatim i zores tende .Gjermania sot ka me pak infektime se ne (duke pasur 90 milion banore)),Greqia ka gjysmen tone te infektimeve megjithese ka popullsine 4- fishin tone.Italia ben 35 teste sot per te gjetur nje te infektuar.Ne kemi nje pozitivitet afer 30%, pra ne cdo 3 persona 1 eshte i infektuar.Ju mbyllni levizjen nga ora 10 ne 8 gje qe s’ka efekt fare per te mos thene qe perkeqeson gjendjen. Ti nuk mbylle klube e restorante ,shkolla qe jane baza e infektimit vetem se do paguash ca rroga. Sot duhet rradhe per te bere tamponin(7 dite pasi regjistrohesh tek mjeku familjes ) dhe pergjigja meret pas 3 ditesh ,normalisht pas 10 ditesh nga shfaqja e simptomave pacienti ose eshte sheruar ose duhette kaloje ne terapi intesive. Kjo qe po beni ju s’ka tjeter emer pervec se KRIMINALE.

    1. Ik more Kar me Zile dashke karantinë si Gjermania shko bëje vaksinën e të shkosh në pidh të Anetës dhe Ajolës bashkë!
      E ka kuptuar edhe roja i spitalit psiqiatrik që Covidi është lojë kriminale!

  3. Sondazhet dhe tani fitorja e Kurti-Vjosës ti kanë prerë të gjitha shpresat.

    Të ka ngel vetëm të provosh të pengosh dhe të dekujarosh daljen e popullit masivisht në votime e të të ndëshkojnë.

  4. Jam me bindje te majta por sot me shume se kurre jam bindur qe ti duhet te shporresh o farë mashtruesi, ti je i frikshem ne mashtrime.
    Duhen shporrur edhe ata qe jane poshte teje qe jane kthyer ne gjakpiresit e fondeve punlike.
    E di qe do na heqin nga puna se e dine qe jemi te majte por me mire, vetem te zhduken shushunjat dhe propaganda e tmerrdhme qe beni ju.
    Maskarenj

  5. Shendeti i popullit eshte kryesori ,thote mashtruesi !
    Maskara,as qe te ndjen fare per shendetin e popullit e as per popullin hiç,po hiç !
    Nese po,nuk do ti vidhje pafund,pafund me çdo menyre,ne çdo kontrate,pa tu dridhur dora fare,monster !
    E nise me Ilir Beqja,Milva Ekonomi,vazhdove me kete Nafijen e ish Bashkise Ogerta manasterlliu,me Xhaçken qe ilaçe iu kthefshin familjes se saj ato pako me ndihma qe ka vjedhur !Çfare shendeti per popullin monster ,ke paijsur me maska te skaduara personelin mjeksor,ke bere tendera me vlera marramendese per paisje,medikamente mjeksore e vjedh papushim bashke me banden e mjeksise dhe Lolat e beratit qe dalin ne tv duke lartesuar mjeksine kriminale qe ke gatuar ti,vetem ti kriminel !

  6. Psiqiku flet per psiqike? Qija nonen. Neser i cmenmi do jete drejtor te 5, pacienti do operoje pacientin dhe jarem jarem muhabet. Vari karet gjith ky bur.

  7. U kujtu se ka popull edhe ne Shqiperi. I shkreti po na qan hallin se mos na gjeje gje. Bere cbere deri me sot e mori ferra uraten. Pandemia eshte ulur kembe kryq e mjeket e infermiere po beje leke per shtat pale qefe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *