• |
ide | kryesore

Studimi/ Vaksina e Pfizer redukton me 90% simptomat e COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina e Pfizer-BioNTech duket se redukton rastet simptomatike të koronavirusit me më shumë se 90 për qind. Në këtë përfundim kanë arritur kërkuesit në Izrael, ndërsa gjetjet u prezantuan të dielën.

Zbulimet, edhe pse mbeten paraprake, sugjerojnë se vaksina mbetet në mënyrë të konsiderueshme efektive në një fushatë vaksinimi masive, jashtë kushteve të kontrolluara mirë të testeve klinike.

Instituti i Kërkimit Clalit, pjesë e një sistemi shëndetësor izraelit, i analizoi të dhënat në 1.2 milionë njerëz, gjysma e të cilave e kishin marrë vaksinën e Pfizer-BioNTech.

Shkalla e Covid-19 simtomatik, pra njerëzit që u infektuan me koronavirus dhe patëm simtoma, u ul deri në 94% tek ata që i kishin marrë të dyja dozat e vaksinës. Kjo sipas një deklarate për shtyp të lëshuar nga Clalit.

Rastet e formave të rënda të sëmundjes u ulën me 92%.

Të dhënat përputhen me rezultatet që dolën nga testet klinike të vetë kompanisë Pfizer, sipas të cilave, vaksina ofron 95 për qind mbrojtje ndaj koronavirusit simptomatik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *