• |
ide | kryesore

Varianti britanik i COVID-19 mbërrin në Zelandën e Re, qyteti me 1.6 milionë banorë hyn në karantinë

-Instant, Lajme, Planet



Banorët e qytetit Auckland, në Zelandën e Re, u zgjuan këtë të hënë në një bllokim të ri, të shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, tha se nga analizat e fundit të personave të infektuar me koronavirus, kanë treguar se në Zelandë të Re, ka hyrë varianti britanik i COVID-19.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë bërë që 1.6 milionë banorët e tjerë të këtij qyteti të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që banorët në Auckland i nënshtrohen një karantinimi strikt, pasi hera e parë ishte ku i gjithë vendi qëndroi 51 ditë në izolim dhe frenuan virusin në Zelandën e Re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *