• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan në Kosovë shkon në zyrën e Albin Kurtit pas fitores së zgjedhjeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti, ndonëse nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takim.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Kosnett kishte thënë se, shteti i tij mezi pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.

“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, kishte shkruar ambasadori Kosnett.



5 Comments

  1. VV nuk ndryshon, perseri do te jete ne kundershtim me politiken e SHBA, thotë:

    Albulena H. e VV thote se Marrr. e Eashingtonit nuk do te shtyhet perpara… Sot ambasadori i SHBA perdori te njejten fjali ( ne pozitiv) …Marr. e Wash. do te shtyhet perpara. Te shohim kesaj here si A. Kurti do te sillet te degjoi bashkepuntoret e tij anslfabete apo do te behet burreshtetas?

  2. Kurti duhet ti largoi do bashkepuntore te tij te pa dishem. Do t ia thyejne qafen edhe kesaj here. Deklarimet e para te tyre ne kundershtim me vijen e SHBA. Nuk mberrijne large me kete qasje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *