• |
ide | kryesore

ARRSH: Si paraqitet situata e rrugëve nga veriu në jug

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar, me anë të një lajmërimi, ka njoftuar për gjendjen e akseve nacionale në vend, për shkak të motit të keq.

ARRSH jep informacion për gjendjen e akseve nacionale në rajonin verior, qendror dhe në atë jugor.

Njoftimi i ARRSH-së:

INFORMACION MBI GJENDJEN E AKSEVE KOMBËTARE

?Në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

?RAJONI VERIOR

Qarkullohet pjesërisht me zinxhirë:

Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

?RAJONIO QENDROR

Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri:

Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

?RAJONI JUGOR

❄️Akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet të pajisen me goma dimri.

Vazhdojn puna për mitëmbajtjen rutinë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *