• |
ide | kryesore

Basha: 25 prilli jo garë elektorale, por udhëkryq për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, ishte i ftuar në forumin për integrimin organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare ku bashkëbisedoi me përfaqësues të shoqërisë civile. Lideri demokrat preku çështjet kryesore të integrimit si dhe shpalosi me detaje programin e Partisë Demokratike, të cilin ai u angazhua për ta zbatuar në qeverisjen e tij pas 25 prillit.

Sipas Bashës, 25 prilli nuk është vetëm një moment elektoral, por një udhëkryq ku do të vendoset e ardhmja europiane e Shqipërisë.

“25 prilli nuk është thjesht një garë elektorale, por është dhe një udhëkryq me të cilin do të vendoset nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian, do ta arrijë destinacionin e saj europian apo do të mbetet në vendnumëro siç ka mbetur këto 8 vite. Ne do të bëjmë gjithçka për të çuar përpara rrugëtimin europian të Shqipërisë. 8 vite më parë e nisëm rrugëtimin me tre kushte, ndërsa sot nga tre, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka çuar në 15 kushte. Për shkak të politikave të kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, shqiptarët po humbin fonde, fermerët po humbin financime, studentët po humbin mundësi, teknologjia e informacionit, inovacioni dhe në tërësi sipërmarrja shqiptare, po kështu po humb oportunitete të jashtëzakonshme”, -tha Basha gjatë bisedës me përfaqësuesit e shoqërisë civile pjesëmarrës në këtë forum.

Për kreun e opozitës kjo situatë ka ardhur për shkak se qeveria nuk ka pasur interes integrimin e vendit, por interesat personale. Ndërkohë që u zotua se prioriteti numër një në procesin e integrimit do të jetë hapja reale e negociatave.

“Këtu kemi të bëjmë me një shpërfillje totale, jo thjesht të interesit për ta futur Shqipërinë në BE për të avancuar në rrugën drejt BE, por një shpërfillje totale dhe një lënie pas dore të interesave elementare të shqiptarëve vetëm për hir të interesave personale, apo të një grushti njerëzish. Angazhimi im është që brenda 6 muajve të parë ne do të bëjmë realitet Konferencën Ndërqeveritare dhe do të nisim realisht procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për ne, për Partinë Demokratike, për mua, Shqipëria europiane fillon me qeverisjen e mirë. Zbatimi do të jetë fjala kyçe e reformave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Unë dhe Partia Demokratike vijmë nga një trashëgimi bindëse në zbatimin e reformave që kanë sjellë ndryshime rrënjësore dhe që kanë lënë gjurmë të prekshme për qytetarët shqiptarë. Liberalizimi I vizave në 2 vite e gjysmë, sepse u përmbushën 150 kushte që lidheshin me fushat kyç. Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend dhe në fakt “ka ngecur në vend”. Sot kryeson listën e vendeve që kërkojnë strehim në Europë, bashkë me Sirinë, Irakun dhe Afganistanin”, -deklaroi Basha duke shprehur qartë angazhimin kryesor të qeverisë së tij sa i përket anëtarësimit në BE.



6 Comments

  1. Thuaje Lulush o plehre qe ekonomia ka bere mbrapa dhe shteti eshte zhytur gjer ne fyt me borxhe ku synimi eshte 120 %, eshte rrafshuar popullsia dhe pakesuar burimet natyrore dhe per me teper eshte shitur nga ty dhe perfunduar nga Esati ne pushtet shitja e detit ku mendohet se ka aq shume nafte sa behemi nje Dubai i 2-te! Ti po ben nje fushate aq te bute sa duket sikur o vret me pambuk te mirin, te emblin qe nuk ja ka dale dot dhe ka ngec ne vend i shkreti! Presim ne qe te na cosh para.. Ketu nje radikal si Albin Kurti t’ju coje pas hekurave si Thacin me shoke qe ishin hajdute!

  2. Basha nje bole i pandreqshem qe jeton ne boten e çudirave, ne nje univers paralel; ka vjedhur , ka vrare, ka mashtruar, ka genjyer, ka spiunuar dhe ka tradhtuar por si struci mendon se ne nuk e dime kur ai struk koken ne bythen e birishes! Me 25 prill do ta çajmê tarravelen e sumes ty dhe te gjithe shpellareve qe ke mbrapa vdhe mos ta shohi me surratin se na ke ça trapin 8 vjet!

  3. PSE TI ÇA DO NA BESHE ME SHUME SE PALLOSHI ?
    VETEM MOS THUAJ SE DO SJELLESH NDRYSHIMIN , SE MI SJELLE ZORRET NE FYT .
    DO IKI NJE KURVE E DO VIJE NJE TJETER
    JU JENI TE GJITHE KURVA QE MENDONI VETEM PER XHEPAT TUAJ .
    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU………JU QIFSHA ROPT TE GJITHEVE PA DALLIM PARTIE

  4. Ke shume te drejte o Lulke! Nuk eshte gare per elektorat por udhekryqi i perhershem qe ti kerkon te na kthesh ne udhen e Sali Karaxhicit.

  5. Kështu e këta-familja Berisha, shkatërruan klubin Partizani! Paraja që Sali Berisha e mbulon me ideologji”, shkruan Braçe.

    Për këtë kompleks me përmasa 26.000 metra katrorë, në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i Berishës është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.Shpellkari EV si enver si gjithmone per supen falas ka dicka per te thene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *