• |
ide | kryesore

DASH: Mbështesim fuqimisht bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Edward Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës që ta vazhdojë bisedimet me Serbinë, për normalizimin e raporteve në kuadër të Bashkimit Evropian. Këtë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza.

“Edward Price tha se “SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së. Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura” – tha ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar edhe një letër urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Biden në letër i ka kërkuar Osmanit që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *