• |
ide | kryesore

Indi/ Bie në kanal autobusi me pasagjerë, ndërrojnë jetë 37 persona

-Instant, F1, Lajme, Planet



Të paktën 37 pasagjerë kanë mbetur të vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një kanal. Ngjarja ndodhi në Madhya Pradhesh, në Indinë Qendrore.

“Deri më tani kemi gjetur 37 trupa dhe i kemi dërguar në morg, për veprime të mëtejshme. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende duke u zhvilluar”, tha kryeinspektori i policisë, Dharmaveer Singh.

Sipas mediave të huaja, autobusi që po transportonte më shumë se 50 pasagjerë u zhyt në kanal afërsisht në orën 7:30 të mëngjesit, por fatmirësisht shtatë persona janë shpëtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *