• |
ide | kryesore

Infektohet Tirana: Shehi, përgatitësi i portierëve dhe Torasa izolohen me Covid

-Instant, Sport



Sikur të mos mjaftonte rrëzimi në një test për të mos u humbur, për Tiranën gjërat ndërlikohen edhe më shumë përpara ndeshjes me Teutën. Trajneri Orges Shehi, përgatitësi i portierëve Alfred Osmani dhe një futbollisti Agustin Torassa kanë shfaqur simptomat e Covid 19 dhe janë aktualisht të izoluar, si masë paraprake, edhe pse klubi tenton ta fshehë, duke deklaruar përmes zëdhënëses se bëhet fjalë për dyshime për dy antarët e stafit teknik dhe vetëm një dëmtim për argjentinasin.

Tekniku ka ndjerë shqetësime menjëherë pas ndeshjes kur janë shfaqur simptomat e para. Temperaturë, dhimbje fyti e dhimbje muskujsh për Shehin që është vetë-izoluar në pritje të rezultatit të tamponit, për të mos rrezikuar grupin skuadër. Para tij, po në izolim, ka shfaqur simptoma edhe trajneri i portierëve Osmani. Si masë paraprake, është duke kryer karantinën edhe Agustin Torassa, që ka patur disa simptoma të lehta e është në pritje të rezultatit të tamponit. Gjithësesi, edhe nëse argjentinasi rezulton negativ, nuk do të jetë në dispozicion të Tiranës për ndeshjen kundër Teutës, për shkak të dëmtimit të pësuar në gju në ndeshjen e fundit në kampionat.

Për fat në pjesën tjetër të bardhebluve nuk ka asnjë problem, gjë që do të ishte me pasoja të rënda, përpara një ndeshje delikate si ajo kundër Teutës, kundër të cilëve mungojnë tashmë, bashkë me
Torassa, edhe Danso e Najdovski.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *