• |
ide | kryesore

Inter ‘djeg’ Barcelonën: Lautaro rinovon në fund të muajit, zhduket edhe një klauzolë

-Instant, Sport



Pas parakalimit ndaj Milanit, tek Interi shikimi drejtohet nga e ardhmja. Në veçanti për rinovimet e kontratave. Para së gjithash ajo e Lautaro Martinez. Pas tre takimeve në janar mes menaxherëve të Toros e Beppe Marottas dhe Piero Ausilios, marrëveshja është arritur në bazë të një pagese prej 4.5 milionësh në sezon plus bonuse, deri në vitin 2024, me anulimin e klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Rinovim që do të ratifikohet zyrtarisht në fund të muajit, kur përfaqësuesit e argjentinasit do të kthehen në Itali.

Por rinovimi i Lautaro Martinez nuk është i vetmi për të cilin po punojnë drejtuesit zikaltër. Përveçse blindoi Toron, Inter po kërkon një marrëveshje rinovimi për Barellan dhe Bastonin. Me paraqitjet e tij ish-lojtari i Cagliari tani ka fituar besimin e të gjithë ekipit dhe klubit. Një situatë që drejtuesit kanë vendosur ta shpërblejnë jo vetëm duke i ofruar mesfushorit një rinovim të rëndësishëm të kontratës (skadon në 2024), por edhe një të ardhme si kapiten, pas Handanoviç. Hipoteza që, me marrëveshjen e duhur ekonomike, mund të materializohet pa vështirësi, por edhe pa nxitim, pas Europianit.

Nxitim që në fakt Marotta & Co. duket se e kanë për të mbyllur cështjen Alessandro Bastoni. Qëllimi i Interit është të konfirmojë lojtarin, duke e bërë atë një element kryesor të prapavijës për të tashmen dhe për të ardhmen. Të gjitha, natyrisht, me një rregullim të pagës. Klubi zikaltër është i gatshëm të zgjasë marrëveshjen me mbrojtësin deri në vitin 2024, duke e çuar pagën në 2.5 milion euro në sezon. Shifër që duket se ka bindur lojtarin, i gatshëm për t’u ulur në tryezën e negociatave për firmosur, duke vazhduar aventurën e tij me zikaltrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *