• |
ide | kryesore

Juventus fluturon në Portugali: protokoll anti-Covid e vigjilje e blinduar

-Instant, Sport



Protokoll anti-Covid shumë i ashpër për Juventusin, që fluturoi për në Portugali, për ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Champions League kundër Portos. Në fakt, ekipi i Pirlos do të jetë e blinduar në hotel dhe do të shkojë vetëm në stadium për të luajtur ndeshjen. Në fakt, trajneri do të mbajë konferencën klasike për shtyp nga Continassa para se të niset dhe bardhezinjtë nuk do të bëjnë shëtitjen klasike të prag ndeshjes në Do Dragao.

Kujdes maksimal për kampionët e Italisë sepse situata e infektimit në Portugali është përkeqësuar ndjeshëm javën e fundit dhe Juventus do të qendrojë në izolimin e hotelit ku do të kryejë gjithashtu edhe seancën e fundit nesër në mëngjes.

Ronaldo: “Porto mund të jetë nisja e udhëtimit drejt finales”

Në raundin e 1/8 të Ligës së Kampionëve, “me eliminim të drejtpërdrejtë, është pothuajse sikur nga ky moment e tutje nis një tjetër garë”. Cristiano Ronaldo e shkruan në Instagram. “Çdo detaj mund të sjellë ndryshimin, në dy vitet e fundit ne jemi kthyer në shtëpi më herët sesa kemi dashur, por çdo sezon synojmë më lart dhe ky vit nuk bën përjashtim.”

Sfidën me Porton, CR7 e ndjen shumë duke qenë një ish-i Sportingut: “Ndeshje shumë e rëndësishme kundër një ekipi të fortë dhe shpresoj të jetë fillimi i rrugëtimit të gjatë deri në finale. Respekt për kundërshtarin, ambicie për fitoren dhe përqendrim 100% në qëllimet tona”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *