• |
ide | kryesore

Loja për presidentin/ Oferta e Haradinajt për Kurtin dhe premtimi për Vjosa Osmanin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Numri i deputëtëve që fitoi secila parti në Kosovë, do të mësohet pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës. Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë mbi 150,000 vota më shumë se në zgjedhjet e 2019. Vetëvendosje fitoi 48% të votave apo mbi 374 mijë.


Llogaritet që Vetëvendosje mund të ketë 56 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 20, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 deputetë.
Votat që pritet të numërohen janë ato të diasporës në 43 mijë e 447 pako, ku një pako një prej tyre mund të mbajë disa vota.


Albin Kurti nuk do ta ketë të vështirë të bëjë më shumë se 61 vota në kuvendin me 120 deputetë të Kosovës, për qeverinë e tij. Kandidati për kryeministër nuk e ka detyrim të bëjë koalicion me partitë e pakicave, por është i detyruar t’i japë dy ministry këtyre nëse qeveria ka 12 ministri. Nëse ka më shumë se 12 ministri, duhet t’i japë komuniteteve jo shumicë, 3 ministri.

Tani armiku i Albinit mund të jetë vetëm kryeministri Kurti

Skenarët e bashkëpunimit

Kurti i ka cilësuar këto zgjedhje si referendum dhe nuk ka folur asnjëherë për koalicione paszgjedhore. Në konferencën ku shpalli fitoren pak para mesnatës së 14 Shkurtit, Kurti tha se “nuk ka nevojë dhe as interes të bëj koalicion me ata që kanë nevojë të reformohen në opozitë”. Në fjalimin e natës së të dielës, ai konfirmoi edhe një herë se Vjosa Osmani mbetet kandidatja për presidente, duke e thirrur disa herë atë “presidentja Vjosa Osmani”, para mbështetësve të partisë. Por opsionet për koalicion nuk janë të shumta.

Abdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se partia e tij do të qëndrojë në opozitë.
“Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.
Edhe Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës mohoi mundësinë e një koalicioni me LVV-në, pasi siç është shprehur, “janë shumë larg me qëndrime”.

Vota pro Albin Kurtit në Kosovë reflekton edhe në Shqipëri

I ndryshëm është qëndrimi i Ramush Haradinajt, që përshëndeti i pari fitoren e LVV-së. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur hapur gatishmërinë që të jetë pjesë e Qeverisë Kurti. Lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili synon të bëhet president i Kosovës, ka thënë se nuk ka “vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt politik”. Por, një koalicion eventual me AAK-në, bart në vete edhe kushtin që Haradinaj të zgjidhet president i vendit. Haradinaj ka fituar 7.5% të votave.

A mund të jetë Kurti kryeministër?

Albin Kurti nuk kandidoi si deputet në këto zgjedhje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përjashtoi nga kandidimi këdo që ka një dënim në tre vitet e fundit. Tre vitet për dënimin se ka hedhur gaz lotsjellës në parlament përfundojnë në shtator. Ekspertët janë të ndarë në këtë çështje, pasi disa argumentojnë se vendimi i Kushtetueses vlen vetëm për deputet, por opozita mund ta kontestojë këtë dekretim dhe të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Albin Kurti premton: Unë dhe Vjosa Osmani do të mbetemi klasë e mesme. Kush do paratë të provojë fatin në biznes

80 votat për president

Në Prill fillojnë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, që kërkon më shumë se 2/3 e votave të kuvendit ose më shumë se 80 vota në sallë. Kushtetuta e përcakton se presidenti zgjidhet me votim të thjeshtë (në raundin e tretë), por në votim, duhet të marrin pjesë të paktën 81 deputetë. Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes.

Në rast se kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, atëherë vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Posti i është premtuar Vjosa Osmanit, por ambicien e ka shpallur hapur edhe Ramush Haradinaj, që është i gatshëm të hyjë në koalicion me LVV. Mbetet për t’u parë si do të sillet Kurti për ta zgjidhur këtë ekuacion me shumë të panjohura.©Lapsi.al

Albin Kurti tregon çfarë do bëjë për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e Washingtonit

5 Comments

  1. Vjosa eshte shume e re per tu bere Presidente, duhet te synoje karriere politike e te behet Kryetare Kuvendi ose Ministre e Jashtme.

    Per presidentin le te ofroje nje liste opozita e te zgjedhin nje nga ajo liste.

  2. Andi Bushati kurva mediatike që shet moralin e vet me la kredin e shpis . Mos bëre gojore nga serbët o Andi se do lesh bythën e grus peng pastaj

  3. Pas doreheqjeve te krereve te LDK s , Vjosa e ka rrugen e hapur per ne presidency sepse LDK ja do ia bej kourumin e nevojshem prej 80 deputeteve keshtu qe Ramush Lopa do ngelet me gishte ne goje

    1. More, a e njeh veten kush asht Ramushi?
      Megjithse e ka thane Kadare. Budalles nuk ka burre nane qe i mbush mendjen qe asht budalle. Ai qe perpiqet ta beje ket gja, duhet me kane vet budall.

  4. Jepi Kurt ,jepi fort .
    Merri te gjitha,te gjitha jane te tuat.
    Populli te ka votuar ashtu sic ka votuar ne te shkuaren dhe do votoje ne te aedhmen.
    Kurt do dehesh nga pushteti sepse nuk ke as eksperience dhe as durimin e duhur.
    Ishalla ke zene mend nga e shkuara se populli aty eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu