• |
ide | kryesore

Nuk shënojnë sulmuesit? Mendojnë mesfushorët të sistemojnë golat e Teutës

-Instant, Sport, Video



Edi Martini e ka provuar në të gjitha mënyrat ta bëjë mekanizmin ofensiv të Teutës të funksionojë, por duket se sistemi ka një ngërc që as kualiteti i Dejvi Bregut e as sakrifica e Blerim Krasniqit nuk po arrin ta tejkalojë. Me numrat në dorë llogaritë bëhen të thjeshta: Lorenco Vila është shënuesi më i mirë me 5 gola, Bregu 4 e Krasniqi 3, shifra pesimiste që duhen përmirësuar. E kështu, zgjidhja e vetme është ndihma që vjen nga prapa, me depërtimin mes linjave të mesfushorëve, që krijojnë prezencë të shtuar në zonën gol.

Nuk është rastësi që të dy golat e shënuar, kundër korcarëve, kanë ardhur nga mesfusha. Emiljano Vila hapi serinë, duke bërë qendërsulmuesin në sugjerimin inteligjent të Bregut e Karabeci freskoi aftësitë e tij balistike për të mbyllur llogarinë. Duhen edhe këto për ta bërë Teutën të fitojë ndeshjet e për ti dhënë një shtysë më tepër drejt kreut të klasifikimit.

Me dy golat kundër Skënderbeut, skuadër që i sjell fat Teutës, duke qenë se i ka shënuar 6 gola në tre ndeshje, kuotë më e lartë se mesatarja një gol për ndeshje që kanë të besuarit e Martinit deri tani në kampionat, rrjetat bëhen 19, në 19 javë. Jo ekzaktësisht numri që mendohet se mund të shënojë një skuadër që synon titullin, por sigurisht që është një shifër e përmirësuar në krahasim me atë që ishte një javë më parë, ku ofensiva e Teutës kishte lënë pas vetëm dy sulmet e skuadrave që janë në zonën e rënies nga kategoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *