• |
ide | kryesore

Tapiri i Artë për presidentin e Juventus, por pohimi është befasues: “Ato gjeste me Conten ishin afeksioni”

-Instant, Sport



Pas grindjes së shëmtuar me trajnerin e Interit, Antonio Conte, në fund të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Juventusit dhe zikaltërve, gazetarët e transmetimit të famshëm ‘Striscia la Notizia’ i kanë dorëzuar numrit 1 të bardhezinjve Andrea Agnelli ‘Tapirin e Artë’. I kontaktuar në Torino, presidenti i Juventusit në thelb pranoi shkëmbimin e fyerjeve mes tij dhe Contes: “Herë pas here pasioni në punën tonë na bën të shkojmë përtej rregullave të sjelljes së mirë”.

Duke pranuar Tapirin si një shenjë mbarësie, ai shtoi, duke qeshur, një sqarim mbi marrëdhënien e tij me trajnerin aktual të Interit: “Bashkëpunimi me Conte përfundoi mirë. Ato ishin gjeste afeksioni…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *