• |
ide | kryesore

Videoja rrëqethëse/ “Babain se prekën me dorë deri sa vdiq. Mos i sillni më kurrë në Infektiv prindërit tuaj”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

“U bëjmë thirrje të gjithëve mos shkelni në këtë spital”. “Babain tonë nuk e prekën me dorë, pasi e lanë tre orë në ambulancë se nuk kishte vende, e harruan në një karrige pa kujdes deri sa vdiq ».


Një video rrënqethëse e dy bijave të 79 vjeçarit Rifat Lalo, që humbi jetën në spitalin infektiv nga Covid 19, ka tronditur sot të madh e të vogël.


“Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për tia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë mos sillni më më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tone. Ne kemi burim nga brenda që nuk i është bërë skaner, ju lutem mos sillni prindërit këtu, të afërmit, e kemi të provuar që nuk i është bërë asgjë”, tha njëra prej vajzave në oborin e QSUT-së për kamerat e FAX Neës.

Disa orë më pas me tone më të buta se të bijat në videon këtu lart, atë që ka ndodhur e ka përshkruar edhe vëllai i të ndjerit, ish deputeti demokrat dhe ish ambasadori, Vili Minarolli: “Ne e perjetuam rende situaten e te semurit qe e braktisen me ore te tera tek dera pa i dhënë asnje ndihme dhe  ju lutem duhet te mirëkuptoni gjendjen e rende te vajzave, kur i jati u kerkonte ta largonin nga ai ferr i vertete. Po ashtu duhet t’i mirekuptoni per thirrjen  per te mos i prure njerezit e tyre ne spitalet publike. Deshira dhe perkushtimi i personelit mjeksor te ketyre spitaleve dhe pamundesia per te kryet detyren jane dy anecte të kunderta. Une e them me bindje te palekundur se ne kemi mjeke dhe personel mjeksor te pergatitur dhe te perkushtuar. Por kjo nuk mjafton per te shpetuar jeten e njerezve ne nevoje. Nuk ka mjek por edhe njeri të zakonshem qe te mos kete deshire te ndihmoje nje tjeter ne nevoje kur ka dicka per ta bere kete. Por kur s’ka, siç nfodhi ne rastin tone?”

Vajtjen e pacientit ditën e djeshme rreth orës 16 30 në spital e ka konfirmuar në një deklaratë zyrtare edhe drejtoria e qendrës spitalore. “Ai mbërriti , “në një gjendje shumë të rënduar shëndetësore, në kushtet e Insuficiencës së rëndë respiratore (me saturime 70% nën oksigjenoterapi 20L)” theksohet aty dhe shtohet se skaneri që familjarët thonë se nuk iu bë është kryer për 45 minuta pas hyrjes në spital.

“Sigurojmë dhe një herë familjaret dhe qytetarët se pacientit i janë kryer të gjitha shërbimet e nevojshme, por për fat të keq ai nuk ia ka dalë dot për shkak të gjëndjes së rënduar të mushkërive, në momentin e mbërritjes së tij në spital.

QSUNT hedh poshtë çdo insinuatë për mungesë shërbimi, dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë informacionin dhe provat e nevojshme, që vërtetojnë të kundërtën” vazhdon sqarimin drejtoria e spitalit e cila lë të kuptohet se faji për vdekjen ishte i Pacientin që ka mbërritur në QSUT me shumë vonesë.

Por në denoncimin e dy vajzave të 79 vjeçarit, problemi kryesor që ngrihet kuk është nëse gjendja e babait të tyre ishte e shpëtueshme apo jo. Shqetësimi është se në orët e tij të fundit, Rifat Lalos nuk iu garantua një vdekje me dinjitet. Ato pretendojnë se askush nuk e kishte prekur me dorë apo të qe kujdesur për të, se e kishin lënë në një karrige në koridor ku pacienti ndërroi jetë, duke u dridhur nga të ftohtit, pra se për të nuk ishte treguar as kujdesi minimal.

Ndonëse nga zyrtarët e shëndetësisë këto deklarata shpjegohen me gjendjen e rënduar psikologjike të familjarëve, një gjë mbetet e dyshimtë. “A mundet një prind ti telefonojë fëmijëve të vet, për ti thënë paguani edhe para që të më nxirrni që këtu”? A mundet ai ti shqetësojë deri në këtë masë familjarët pa shkak? A duhet besuar se gënjen një njeri që është në çastet e fundit të jetës, apo se e kanë më lehtë ti dredhojnë të vërtetës burokratët shëndetësorë. Gjithësesi videoja që kemi parë të gjithë me sytë tanë është shumë e rëndë, ndonëse shprehja: “Mos o sillni kurrë këtu njerëzit tuaj të afërt duhet marrë me shume rezervë”.

©Lapsi.al

10 Comments

  1. TURP TURP TURP TURP ………..PAFUNDSISHT TURP PER ÇDO SHQIPTAR .
    NJEREZIA ESHTE KTHYER NE KAFSHERI , TE ME FALIN KAFSHET PER KETE QE THASHE .
    EDHE PER SA KOHE DO VAZHDOJME TE JEMI EGERSIRA ?
    PER SA KOHE DO PRANOJME QE TE NA TRAJTOJNE SI QENIE QE NUK MERITOJME KUJDES ?
    O MILET AJO QE ESHTE E JOTJA DHE NUK TE JEPET , ATEHERE MERRET , RREMBEHET ME ÇDO MENYRE DHE MJET.

  2. Kriminale dhe shnjerezore. Perdite dalin lajme te verteta per sjellje te tilla.

    Prokuroria duhet te hape nje zyre prane spitaleve se do degjoje cudira

  3. Kështu e këta-familja Berisha, shkatërruan klubin Partizani! Paraja që Sali Berisha e mbulon me ideologji”, shkruan Braçe.

    Për këtë kompleks me përmasa 26.000 metra katrorë, në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i Berishës është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.E cove banane gati te vdekur dhe kerkon te shpetoje ne spital,mire lulzimja dhe salihu shfrytezojne vdekjet por bythen e tyre po ti cfare kerkon moj vajza e babit,jane shpetuar mijera jete baballaresh ne ate spital moj tarallake qe del dhe ben thirrje mos i sillni prinderit ketu,ti duhet te arrestohesh per perhapje panik une qellim,une qe shkruaj kam babain tim të shtruar ne spital,ju ka bere salihu si veten

    1. O Rilinds sufllaqe:
      1.Thuaj Rames ta fusi ne burg Salen per ato metrat katrore toke qe ti permend, sic urdheroi te fusnin ne burg ate kirurgun.
      2. Na cave karin duke bere copy-paste te njejtin postim ne cdo artikull, ka apo ska lidhje me cfare artikulli thote.
      3. T i i akuzon ato zonjat per perhapje panikun????? Atyre apo ty te ka vdekur babai aty? U hodhen 5 veta nga ai spital, kjo ste ben te mendosh pak qe “dicka nuk shkon aty”??

      Dhe per mbyllje, te qifsha robt troll pleher sepse paguhesh me taksat tona per te na care karin ne emer te Rilindjes.

  4. Gjithë halli i këtij sekti, këtij llumi banal injorant është si duken para kamerave dhe si e si të fshehin krimin, korrupsionin dhe poshtërsitë!
    Nuk u intereson asgjë, as kanë asnjë lloj ndjeshmërie dhe humanizmi, vetëm pushteti!
    Çdo ditë e më shumë bindem që këta e kanë fshehur numrin e të infektuar dhe vdekur, që ato 6000 që në statistika e 2020 dalin mbi mesataren vjetore kanë vdekur nga covid prej paaftësisë, papërgjegjshmërisë dhe moskujdesin e kësaj bande që ka në dorë fatet tona.

    Duhet një hetim dhe gjyq për genocid.

  5. O kulluf prap me te njejtin shkrim ti ,po si s’u lodhe duke ja mrre ne goje Sales mor bir/bije kurve ,o ti qe sufllaqet i ha me te pegerat e Taulant Balles do vesh ment apo jo,o te futsha sallatorin nga mbrapa dhe ne goje o kerme e pandreqeshme ,me ty e kam o zhapik gomari i ores 14 59 ,o fshatar kinez.Ik tani dhe futi nje hu sumes mbase ve ndonje lek menjane.

  6. Edhe me aq provohet qartë se rrëmbimi i asaj prone ka qenë objektiv i pushtetit të tij. Operacioni ka filluar tre muaj pasi Berisha ka ardhur në pushtet dhe është ndjekur dhe mbështetur në çdo hap me firmën e tij dhe vartësve të tij, duke bërë të mundur jo vetëm që toka e shpronësuar një herë nga italianët të rikthehej tek ata që e kishin shitur, por dhe në fund të operacionit, për shkak të “firmës” së Berishës dhe pushtetit të tij, dhëndri i vet, të përfundojë nga një pronar me 1/64 e pronës së pretenduar, në një pronar me 35 për qind të pasurisë së prodhuar nga kjo pronë.

    Diferenca mes 1/64 dhe 35 për qindëshit është afërsisht 33,5 për qind e pasurisë, që i bie se është taksa e pushtetit të Berishës në favor të vajzës së tij, përfaqësuar nga dhëndri, mbi ortakët e tyre.Per shpellkaret e salihu qe ushqehen me mut te vaksinuar te salihut Prasin qe ju ka fut salihu ne byth mos e hiqni deri kur tju thote salihu,ti qe quhesh J të qifshin pragun e fisit shpellkaret e cecenit salih,qe nga nje perralle e nje kucke të pd ju fluturoni me pras ne bythe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu