• |
ide | kryesore

Lëreni të shkojë të merret me fëmijët

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide



Pas 8 vitesh, Edi Rama u tha shqiptarëve se është i gatshëm të sakrifikohet për ta duke qëndruar edhe 4 vite të tjera në pushtet. Ai do të kishte dashur t’i përkushtohej familjes së tij, por duke qenë se është i vetmi që ka “fuqinë e ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës”, është i dënuar të jetë përsëri kryeministër.

Ky është rasti i parë kur një kryeministër , pas 8 viteve qeverisje, kërkon të marrë një mandat të tretë për të realizuar ato që premtoi në dy të parët. Reformimin e sistemit shëndetësor, luftën kundër korrupsionit, taksim progresiv më të drejtë, infrastrukturë moderne, etj. Këto i ka përmendur vetë Rama, pa u skuqur e pa u zverdhur, në postimin e famshëm, ku merr përsipër me vetmohim të sakrifikohet për popullin edhe 4 vjet të tjera në karriken e kryeministrit.

Lexo me tej:

Edi Rama tregon arsyet përse i duhet një mandat i tretë: Askush tjetër veç meje nuk ka fuqi dhe eksperiencë në drejtimin e vendit

Paradigma e liderit që nuk ka bërë asgjë në 8 vjet por duhet rizgjedhur se përsëri mbetet më i miri, është e vetmja mbi të cilën mund dhe po ngrihet fushata e Ramës. Në vend të ballafaqimit me secilin prej premtimeve që ka marrë përpara shqiptarëve, ai zgjedh të merret me kundërshtarin politik. Në vend të bilancave, preferon të deligjitimojë me gjuhë perverse mediat që ia shpalosin ato. Në vend të tregojë rezultatet konkrete të qeverisjes së tij, shfaqet si hije e Erion Velisë duke shëprndarë ca çelësa shtëpish. Inspektime me projekte 3D në dorë, ministra mbi traktorë sapo kthehen nga Dubai, stadiume e pallate sporti për të injektuar një grusht vaksinash… Dhe për t’i shëptuar ikjes nga llogaridhënia për të shkuarën qeverisëse, tashmë shënon kulmin e pacipësisë me tezën e re: Më zgjidhni mua se mendoj më shumë për ju se sa për familjen time biologjike!

Mirëpo qytetarëve u mungojnë provat se Edi Rama vërtetë mendon për ta. Dhe kjo jo vetëm se si kryeminstër në 8 vite u ka dhënë vetëm shfaqje dhe jo mirëqënie, por edhe se personalisht bën një jetë tjetër nga ajo që reklamon. Atij i mungojnë si rezultatet ashtu edhe shembulli personal për t’i bindur shqiptarët për vetësakrifikimin e tij edhe katër vjet të tjera.

Sa më shumë të afrohet data e zgjedhjeve, aq më shumë do ta dëgjojmë Edi Ramën ta paraqesë veten si të vetmen alternativë për Shqipërinë. Ai do ta evitojë me çdo kusht pyetjen se çfarë ke bërë në 8 vjet, duke i mbivendosur diskursin se ata të tjerët janë më keq se ai. Ai do të bredhë nëpër qytete e katunde, jo duke marrë përgjegjësi për ekonominë në kolaps e premtimet e pambajtura, por duke vizatuar dhjetra porte e aeroporte, miliona e miliarda që pritet të vërshejnë në Shqipëri. Edi Rama nuk mund të flasë për premtime tokësore, sepse ato do ta nxirrnin zbuluar paaftësinë dhe dështimin e tij, si i vetmi kreyministër me bilancin më të keq qeverisës në 30 vitet e fundit. Ai do të rrëfejë vetëm endrra me gjellë pasanikësh e lugë floriri, si manipulimi i fundit që i ka mbetur të provojë.

Vota e 25 Prillit/ A ikën Rama nga politika, nëse nuk merr mandatin e tretë

I vetëdijshëm që ëndrrat nuk i ngopin njerëzit kur ngrihen në mëngjes, ka vendosur t’i japë edhe dimensionin sentimental këtij manipulimi. Ai do të ndërtojë fabulën e kryeministrit që vuan nga pesha e kryqit e të pushtetit për hir të popullit dhe jo të menaxherit të interesave të një grushti njerëzish. Se ai nuk është kryeministri i të pasurve, i PPP, koncensioneve, i zero investimeve të huaja për shkak të korrupsionit. Se nuk është kryeministri i kanabisit dhe vërshimit të parave të drogës, i banditëve me pushtet dhe pushtetit në shërbim të tyre. Se nuk është kryeminstri që po mban vendin peng në dyert e Europës dhe po i dërgon shqiptarët rrugëve të saj.

Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë

Tani, pas 8 viteve, ai po kërkon të shndërrohet në kryeministrin e popullit. Madje i gatshëm të vetëflijohet për të, duke mos shkuar në shtëpi edhe katër vite të tjera. Nëse mendon të bëjë një sakrificë për shqiptarët, bën mirë të shkojë vërtetë në shtëpi. Familja do të çmallej me të dashurin e munguar dhe të tjerëve nuk do t’u mungonte kryeministri i përvëluar.

©Lapsi.al



29 Comments

    1. A jo, ne shtepi jo, ne BURG, atje e ke vendin!
      Sa per termin “familje” ku ke ti familje, sa per termin “femijet” per cilet femije e ke fjalen, se ata s’jane te tute!

  1. Opingen e Sheros do mari ai Gerdalla ?ndersa kur flet se i ka borxh familjes?, po s ka familje?.Premtimet qe s kan fund per mashtrusin me te madh jan pordhe me rigon.

  2. ZOTI SHKULLAKU PO QFAR FAMILJE KA EDI RAMA ,KUR KY E AKUZOJ BABAIN E TIJ KRISTAQ RAMEN SE JA PALLOJ GRUAN DHE JA BERI NJE VELLA GREG KRISTAQ RAMEN-YMER GELBAZA KELLIRA CITON thotë:

    PO SHKOJ BE SHTEPI ,GREG KRISTAQ RAMA DO TI THOTE SE SI GREGU NUK ESHTE I EDI RAMES POR I KRISTAQ RAMES,SE KESHTU JA PUBLIKOJ DOSJEN YMER GELBAZA KELLIRA

  3. Ne si popull nuk jemi të denjë për Ramën, nuk e meritojmë, jemi shumë të prapambetur për të dhe dishepujt e tij.
    U mundua me mish e me shpirt të na i hapi sytë e të shikojme mrekullitë e rilinjes, që nga një vend i botës së trete na bëri konkurues me Gjermaninë, SHBA dhe Japoninë. Por jo, paskemi qenë të verbër dhe dashakeqës.

    Fatkeqësi e madhe që Zoti këtë mesiah nuk u’a dha popujve më mirënjohës (psh Serbë ose Grekë) por na e dha ne Shqiptarëve..

  4. A jo, ne shtepi jo, ne BURG, atje e ke vendin!
    Sa per termin “familje”, ku ke ti, familje, ti dhe parardhesit e tu, jeni degjenerata te njerezimit!
    Sa per termin “femijet”, per cilet femije e ke fjalen, se ata s’jane te tute!

  5. Dale pak…..
    Një mama i jep lekë djalit të vet dhe e dërgon të blejë rrush për familjen…
    Djali,shkon në treg dhe kur kthehet,mama mëson se ai ka blerë qepë….
    Kur ,e pyet të birin përse në vend të rrushin ke blerë qepë,djali i përgjigjet ” rrush kam blerë,po ty të ngjan si qepë”!
    Kjo është ndodhia e mamasë( popull) me Edi Ramën(djali)…
    Nëse e votojnë përseri….rruga e vetme është ikja….përndryshe do na duhej të merrnim armët….kundër popullit….!

  6. Shkulaku pse perdor fjalen PARADIGMA, eshte greqisht
    Me Bashen edhe 10 vjet te tjera Rama do rri ne pushtet,
    Te shash eshte kollaj fare por te ndertosh do bythe dhe jo gjume dhe hartime.
    Sa te vije Basha do behet nami,pulat do bejme nga 3 veze ne diite,termetet nuk do bien me,semundje nuk do kete,rrogat do
    ti bejme 500 euro muaj,mushkat do pjellin…etj rumpalla.
    Rama iken kur ti doje bytha.
    Sa te jete Meta dhe Saliu me mire Rama,se te pakten nuk te vret.
    Mjere te vdekurit nga Saliu ,Meta dhe Basha qe edhe prokurorin e heqin si ti doje interesi I hajduteve.

  7. Hollivudi ka bere nje film War Dogs ku permendet familja Berisha dhe Zen Berisha.
    Per her te pare behet nje film nga west per korrupsionin e kesaj familje ku hyn dhe Basha.
    Qe Rama eshte velur nga pushteti dhe nuk i ben asnje gje pershtypje,kjo as qe diskutohet.I ka ardhur koha qe te largohet.
    Po kush do te vije?
    Edhe gjykatesi edhe doktori u arrestuan per vjedhje dhe ky eshte mje alarm i madh.
    Shoqeria eshte kalbur dhe krimbi po e gerryen cdo dite dhe Shkullaku na ben peisazhe pasioni,pa zgjidhje dhe pa horizont.Eshte shume e lehte te renditesh te meta te qeverise por eshte faj te mos permendesh korrupsionin dhe vrasjet e trasheguara qe jane bere TRA dhe kane pushtuar shoqerine edhe gazetarine.
    Vetem ne Shqiperi ndodh qe Krye/prokurori dhe familja LLalla ti hiqet hyrja ne Amerike.Dhe kjo me vendim te Sekretarit te shtet..Me turp nuk ka por Shkullaku nuk ndalet tek ky rast sepse tregon qe sistemi gjyqesor ka qene dhe eshte komplet i korruptuar.
    Korrupsionin nuk e solli Rama,e gjeti dhe e coi ate me tej duke u bere pallto qe nuk kakush e vesh.
    Mjere atij qe i ha bytha dhe, se per keta lapsaxhinj qe e rrotullojne penen sipas interesave as ne nevojtore nuk shkohet.
    Urojme qe SPAK te godase fort kedo.

    1. A të dhëmbi kunji i shkullakut o kurvë langaraqe?

      Kush do vijë po të ikë rama!!!!

      Po do vijë mami jot kurva se njëlloj jeni si edvini që ju duket i pazevëndësueshëm o parazitë.

      me 26 prill ju të bodrumit do tju linçojmë o kurv komuniste.

  8. YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJAR EDI RAMES ,TANI EDI RAMA E KA TREDHUR NGA BO**LET DHE LEH SI ZAGAR thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA LEPI QIMET E BYTYES ANDI BUSHATIT ,FATOS LUBONJES,DITMIR BUSHATIT DHE ANDI BEJTJES

  9. Me kujtohet Zef Brozi ish Kryetar i Gjykates se Larte qe iku ne Amerike nen mbrojtjen direkte te Amerikes sepse Saliu desh ta fuste ne burg.Biles Gazidede e ndoqi deri tek avioni ne Rinas por ishte konsulli Amerikan qe kishte dale per ta mbrojtur.
    Me kujtohet Ina Rama ish kryprokurore qe Saliu desh ta fuste ne burg,sicdomos komisioni Halimi qe per here te pare ne historine boterore shteti do te fusi ne burg shtetin.Pra akuzen qe mbron Prokurori e more persiper Halim bajga pa asnje mandat.
    Cudirat e Saliut jane unikale ne bote.
    Prandaj eshte cudi e madhe te fusesh ne burg gjyqesorin,sepse te gjith rrugacet dhe hajdutet i mbron Saliu.
    Shkullaku i rregulloi punet ne Kosove tani u kthye nga Tirana.
    Ec perpara por ktheje koken edhe mbrapa se thyen qafen.

  10. Rasti është historia më e dokumentuar korruptive e familjes Berisha tek “Klubi Partizani”. Nuk ka nevojë të jesh as ekspert, as prokuror, apo gjykatës, të kuptosh se si dhëndëri I Sali Berishës përdor firmën e vjehrrit, merr prona që nuk I takojnë, dhe brenda pronarëve, edhe një të tretën e gjithë pjesës për shkak të meritave që përdor pushtetin e vjehrit.

    Se çfarë do bëj SPAK me dosjen ngelet të shikohet, pasi tani e ka në dorë, por çfarë po bën shumica e shtypit shqiptar po shikohet.

    Asnjë fjalë!

    Asnjë TV, asnjë portal, asnjë gazetar personalisht, që është në influencën e opozitës, nuk e ka zënë në gojë. Dhe kjo hartë është goxha e zgjeruar në raport me pak gazeta dhe TV që po e përmendin. Kjo është një shenjë se shtypi që mbështet opozitën, është bërë një, me stlin e opozitës, që të mos flasi për korrupsionin e familjes Berisha me shpresë se fitorja e pushtetit do tua heq këtë telash dhe ai nuk do ndëshkohet.
    O mandi i shkul llakut po pse berisha kandidoje per të treten here ne 2013,nga posti te heq vetem vota e popullit dhe te hiki ky qe te vij qyl lulzimja e salihut dhe likes,keni bythe shkoni votoni dhe vetem vota te heq mundesine e pasur it pushtet,corba qe ke gatuar eshte vetem per shpellkaret e cecenit salih

  11. YMER GELBAZA OR ZAGAR I TREDHUR PSE SHKRIMET TUAJA NGS -TEMA HALEJA PO I PUBLIKON KETU TE LAPSI .al. thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA KUR EDI RAMA TE SHKOJ NE SHTEPI DO TE PUBLIKOJ NJE DOSJE TE RE PER RDI RAMEN SE ZAHO NUK ESHTE I EDI RAMES POR I KUJTIM GJUZIT

  12. As ne shtepi e as ne qeveri. Ky i cmendur ka vite qe ndodhet ne vendin e gabuar. Vendi i tij eshte spitali psikiatrik dhe te merren me te te gjithe specialistet e fushes, pasi eshte unik ne llojin e vet

  13. Ky deshtaku e ka humb lidhjen me realitetin dhe nuk e di se si jetojne shqiptaret. Ky do marre nga Surreli dhe ta coshe ne Allias ne nje pallat parafabrikat ne shtepi me qera ti japesh 30.000 leke rroge, Lindes te japesh pagen minimale dhe ta shikoj se si rritet Zaho.

  14. Nuk ka konkurencë, nuk ka opozitë, dhe tani vijmë tek opozita që do ishte shumë mirë të ekzistonte. Si do të ekzistonte opozita? E para, duhet të ishte në Parlament. Ne kemi një opozitë jashtë sistemit, e cila regjistrohet për herë të parë, rithemelohet Partia Demokratike në prag të zgjedhjeve. Dhe ne jemi fiks në 31 Mars të vitit 1991 kur sapo ishim formuar, shkuam tek presidenti i kohës, Ramiz Alia, edhe i thamë na shty pak ligjin e zgjedhjeve. Domethënë, opozitën shqiptare e kemi pa kontribut

  15. Porblemi i mavrise sone mavi eshte qe nuk e duan as ne shtepi, mjafton tre grate qe jane ndare per te kuptuar psiqiken e nje psikopati qe vuan nje popull i tere.

  16. Ashtu si disa foto të publikuara vite më parë, ku Sali Berisha, shfaqej në varkë më fëmijët e Enver Hoxhës dhe pranë oxhakut të Nexhmijes, investimi tregon:

    -Përdorimin e shtetit dhe pushtetit për pasurimin e familjes.

    -Rreshtimin e ministrave dhe drejtorëve në shërbim të dhëndrit dhe së bijës

    -Shantazh, kërcënim dhe ndëshkim për këdo që bën rezistencë dhe nuk firmos për interesa të dhëndrit.

    -Grabitje të pronës publike pa asnjë vendim, thjeshtë me një të rënë të lapsit.

    -Fshirje nga letrat të pronarëve privatë dhe kalimin e pronës së tyre në emër të dhëndrit.

    -Veprime arbitrare, falsifikime dhe zhdukje dokumentesh.

    -Babëzi e frikshme për t’u pasurua me çdo kusht, me çdo çmim dhe në mënyrë të padrejtë.Fatkeqesi per ty Tirona qe të pelqen salihu qe të perdhunoje të vodhi pronat dhe ben ligjin para deres se shpise ku ti jeton,duhet te jesh nje tiranas i mbas vitit 90 o shpellkar tirona

  17. Me duket se Ben Blushi do shperndaje partine e tij LIBRA dhe antaret nuk dine se nga te shkojne.
    Shkullak gjej ndonje vend per antaret e LIBRAS se kane ngelur jetime.
    Gjithashtu shoqata OJQ qe merret me detrat dhe oqeanet ka qene tek presidenti hajdut Meta dhe kane shprehur problemet joi transparente te detit me Greqine ,Italine dhe Malin a ZI.Mesohet se Hajduti President ka qene i shqetesuar sepse preket siguria kombetare.
    Mesohet gjithashtu se Hajduti Patriot ka shkuar naten ne Skrapar dhe Sarande dhe nga merzia ka ngrene mish qengj dhe raki ku dhe leshuar nje direktive kunder qeverise per pastrimin e detit .
    Te mbrojme kushtetuten.

  18. Nderkohe Rama asaj fjales vjeter – “Stambolli digjet, kurva krihet” i jep kuptim bashkkohor ne Vlore ku u flet atje per…Juven!

  19. Për të përfunduar procedurat, Sali Berisha jo vetëm që u përfshi personalisht duke nënshkruar disa dokumente, por gjithashtu përfshiu në një inspektim skandaloz zyrën anti-korrupsion të kryeministrisë të drejtuar në atë kohë nga Oerd Bylykbashi, i cili sot shfaqet përkrah Lulzim Bashës si figura më e re dhe më pastër e partisë së tij. Vetë Lulzim Basha dha kontributin e tij bujar në procedurë, dhe sapo u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës, dy vjet pas përfundimit të privatizimit të tokës prej 26,000 metrash katrorë të kompleksit Partizani, vuri vulën përfundimtare mbi affaire-n duke dhënë leje për të ndërtuar mbi ato toka nje seri kullasj prej 120.000 katrore, 35% e të cilave janë në pronësi të familjes Berisha.

  20. z Shkullaku, sikur te lexosh qyfyren e Rames dikur me titull “Lule Shqipo, Lule Djale”, nuk do sugjeroje qe Rama te shkoje te femijet, por te LGBT.
    Do ishte mjaft e duhur sikur LAPSI.al ta risillte per botim ate pacavure te shkruar nga Rama dikur se do kuptonin (ato qe duan te kuptojne sigurisht) se c’fare sharlatani bythqire kane kryeminister.

  21. Edvini flet per familje, mbasi ka ndare shtate gra e ka dhunuar dhjete te tjera, o shkullak mos u merrni me ate psikopat,nuk e kuptoj pse harxhon kohen kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *