• |
ide | kryesore

Automjeti i OSHEE bie në lumin Drin, humbin jetën dy elektriçistët (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër. Një automjet i OSHEE, me dy pasagjerë, është rrëzuar në lumin Drin përballë fshatit Lazarat. Mjeti kishte brenda dy punonjës të OSHEE në rajonin Gjirokastër të cilët ishin duke inspektuar zonën lindore te luginës pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike.

Dy elektriçistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isara shkuan të ndërhynin në linjë, por për shkak të terrenit te keq dhe erresires, mjeti me te cilin leviznin dy punonjesit e OSHEE, ka rene ne kontakt me nje rruge te deformuar prane bregut te lumit dhe e kane pasur te pamundur per te manovruar mjetin. Ky i fundit ka rene ne rrjedhen e lumit ne thellesi nderkohe qe dy elektricistet nuk kane mundur dot te dalin. Është kërkuar ndihma e polumbistëve nga Tirana për të nxjerrë trupat.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *