• |
ide | kryesore

Basha me kryeministrin slloven, drejtues i ardhshëm i BE: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Lulzim Basha, pati një takim në Slloveni me kryeministrin dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša. Basha u shpreh se Janša e ka garantuar se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian

“Sot pata kënaqësinë të takoja në Lubjanë, kryeministrin e Sllovenisë dhe kreun e Presidencës së ardhshme të Bashkimit Europian, Janez Janša.

E njoha mikun tim, kryeministrin slloven me planin tonë për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri, çka do të ndihmojë për punësimin e mirëqenien e qytetarëve tanë”, shprehet Basha.



3 Comments

  1. ah ky eshte komplet loqe . Po flet si K.M ne detyre.
    // Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm. ///
    Cfare vendimi do marresh o debil ? Ti nuk je ne pushtet akoma . Fito zgjedhjet nje here pastaj hidhe shurren perpjete.
    /// Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë /// . Cfar veprimesh do kordinosh ? Ti je akoma ne opozitte ( rrugve) .
    Dhe sa per ate qe ‘ ME PREMTOI QE DO JETTE AVOKAT I FUQISHEM YNI PER INTEGRIMIN ‘ , te gjithe keshtu kane thene , nga italjanet , bullgaret, greket , gjermanet etj etj etj. Sllovenia nuk ka ne dore asgje. Veton e ka Franca me Hollanden.
    Uhhhh ky te deshperon kur flet.

  2. Hahahahahaha, hahahahahaha,
    pse ne doren e k/ministrit slloven dhe Bashes ka ngelur antarsimi i Shqiperise!!!?
    O zhapiku Bushat dhe babuini Shkullak, ke kujtoni se mashtroni nje dore komentuesish idiopat te ketij portali!?

  3. A do të jetë Albini kryeministër edhe në Tiranë? Pse jo? Një nga vëzhguesit e afërt të Kosovës ka deklaruar se ‘kjo është ambicia e Albinit’. Deklaratën e kanë përpirë të gjitha mediat në shqip; a thua se është një gjë e re. Në Tiranë e kemi pasur dikur Albinin edhe kryeministër. Shtatë muaj, mes viteve 1943 dhe ’44, këtu ishte kryeministër Rexhep Mitrovica; ministër i Brendshëm ishte Xhafer Deva, nga Kosova. Të dy ishin për luftën kundër ‘çlirimtarëve’ në Luftën e Dytë.

    Hijet lëvizin ngado.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *